Katër vjet pasi Kosova ka lansuar pullën postare me xhubletën e po ashtu pas gati kaq kohe prej kur kjo veshje shqiptare u shpall trashëgimi botërore nga UNESCO, Posta e Shqipërisë ka lëshuar në qarkullim pullën postare me xhubletën. “Xhubleta, kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore përjetësohet edhe në një pullë postare, duke sjellë pranë nesh simbolikën, bukurinë dhe historinë e saj”, ka shkruar Rama në një njoftim të shoqëruar me një video promovuese
Katër vjet pasi xhubleta u shpall trashëgimi botërore nga UNESCO, veshja shqiptare zë vend edhe si pullë postare e lansuar nga Posta e Shqipërisë. Kjo bëhet po ashtu gati katër vjet pasi Kosova ka lansuar pullën postare me xhubletën. Fillimisht lansimi i pullës postare me xhubletën është bërë nga Posta e Shqipërisë e më pas nga kryeministri Edi Rama.
“Xhubleta, kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore përjetësohet edhe në një pullë postare, duke sjellë pranë nesh simbolikën, bukurinë dhe historinë e saj”, ka shkruar Rama në një njoftim të shoqëruar me një video promovuese. E Posta e Shqipërisë ka njoftuar të shtunën se bashkë me miq, kolegë, artizanë dhe të ftuar, ndanë momente të bukura nga prezantimi i emisionit filatelik “Trashëgimia Kulturore – Xhubleta”.
“Një aktivitet i mbushur me emocione, kujtime dhe vlerësim për punën e të gjithë atyre që ndër vite kanë kontribuar në ruajtjen dhe përcjelljen e kësaj trashëgimie. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj dite të veçantë!”, shkruhet në njoftimin e Postës. Paraprakisht në dhjetor të vitit 2022 Posta e Kosovës e lansuar pullën postare “Nga Trashëgimia – Xhubleta”. Kjo u bë pak më shumë se një muaj pas lajmit të madh.
Në fund të nëntorit të vitit 2022 në sesionin e 17-të të Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, unanimisht është vendosur shpallja e xhubletës dhe dijebërjës së saj si pjesë të Listës së trashëgimisë kulturore jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. “Xhubleta, shkathtësitë, mjeshtëria dhe format e përdorimit, Albania” është titulli me të cilin xhubleta ka bërë vend në “Lista e mbrojtjes urgjente 2022”.
According to the UNESCO website, the jubleta is a handmade garment worn by mountain women and girls in Northern Albania, characterized by its wavy shape.
“Mainly black with colorful embroidered motifs, the crafting process involves preparing the shajak, cutting, sewing and embroidering symbolic figures. Jubleta was once used in everyday life from the age of puberty, indicating the social and economic status of the wearer," reads the UNESCO clarification. There it is known that its use and work have been decreasing during the last decades for socio-political and economic reasons. It is clarified that clothing has preserved its social and spiritual significance and is still considered an integral part of the mountain identity.
Through a video published by UNESCO (United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization), it is explained that the Great Highlands have a tradition of jubilation. Also, it is clarified that it consists of over 30 elements and is divided into jubilees of maidenhood, marriage, jubilees before evil and that of evil.
Asokohe lajmi qe bërë i ditur nga tashmë ish-ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti. Kjo arritje e Shqipërisë është vlerësohej lart nga ata që merren me trashëgimi kulturore.
“Një thesar që në vrullin e kohës po rrezikonte dita-ditës që të humbiste, por ne nuk duhet të lejojmë që xhubleta të mbetet thjesht një relikt i së shkuarës. Me përfshirjen në këtë listë, ajo do të ketë gjithë mbështetjen, jo vetëm të institucioneve tona, por tashmë edhe të atyre ndërkombëtare që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri e të gjithë njerëzimit”, kishte thënë ministrja Margariti nëpërmjet një videoje nga ambientet e sesionit që po mbahet në Rabat të Marokos. “Për ne shqiptarët xhubleta nuk është thjesht një kostum, një veshje, por është një mënyrë jetese, një petk që i shoqëron gratë e Malësisë nga lindja deri në vdekje, që i shoqëron në çdo gëzim dhe hidhërim”, kishte thënë Margariti. Sipas saj, kjo veshje madhështore 4 mijë-vjeçare e mbushur me plot simbole jete tashmë ka tejkaluar kufijtë shqiptar. Shqipëria tashmë veç si trashëgimi botërore jomateriale ose shpirtërore numëron pesë asete. E fundit është “Arti i të luajturit, kënduarit dhe punuarit të lahutës” që u listua më 2025. Kjo arritje e Shqipërisë është kurorëzuar pas një pune të gjatë të ekspertëve që kanë hulumtuar e dëshmuar se në veri të shtetit shqiptar përdorimi i këtij instrumenti, rrëfimit nëpërmjet tij bashkë me punimin që i bëhet ndër breza, është trashëgimi shpirtërore ndër shekuj.