---
description: Në moshën 90-vjeçare është ndarë nga jeta të dielën piktori i madh...
title: Vdiq piktori i madh shqiptar Omer Kaleshi
image: https://resources.koha.net/images/2022/April/17/kaleshi1650189699.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Vdiq piktori i madh shqiptar Omer Kaleshi

![](https://resources.koha.net/images/2022/April/17/kaleshi1650189699.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 17 prill 2022 14:00
- Shpërndaje në:

- 17 prill 2022 14:00
- Shpërndaje në:

Në moshën 90-vjeçare është ndarë nga jeta të dielën piktori i madh shqiptar Omer Kaleshi, njofton “INA” të dielën.

Kaleshi u lind në vitin 1932 në fshatin Kastriot të Kërçovës. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 1956 migroi në Turqi me gjithë familjen. Në vitin 1959 ai regjistroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, në degën e pikturës.

Në vitin 1963 hapi ekspozitën personale në galerinë “Robert College” në Stamboll, kurse në vitin 1965 përfundoi studimet dhe njëkohësisht hapi disa ekspozita në Ankara, Beograd, Shkup. Po atë vit Kaleshi u vendos në Paris të Francës.

Në vitet 1966-1967 ekspozoi punimet e tij, ndër tjera edhe në: Hagë – “Salloni i piktorëve të pavarur”, “Salloni internacional i pikturës”, në Paris – “Salloni i realiteteve të reja”, “Qendra kulturore 17”, në Lecce të Italisë – “Salloni i majit”.,

Ai hapi ekspozitë në Galerinë e Arteve në Tiranë dhe Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- [![Artisti i mansardës parisiene](https://resources.koha.net/images/2022/April/24/VincaOmerKaleshi1650791266.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 24 pri 2022 Artisti i mansardës parisiene](https://www.koha.net/shtojca-kulture/artisti-i-mansardes-parisiene)
- [![Omer Kaleshi – artisti i rrallë i pikturës moderne](https://resources.koha.net/images/2022/April/23/BallazhKaleshi_11650728615.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 24 pri 2022 Omer Kaleshi – artisti i rrallë i pikturës moderne](https://www.koha.net/shtojca-kulture/omer-kaleshi-ndash-artisti-i-rralle-i-piktures-moderne)
- [![Omer Kaleshi – peneli i thesarit kombëtar dhe i dramës njerëzore](https://resources.koha.net/images/2022/April/18/Omer_Kaleshi1650282611.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 18 pri 2022 Omer Kaleshi – peneli i thesarit kombëtar dhe i dramës njerëzore](https://www.koha.net/kulture/omer-kaleshi-ndash-peneli-i-thesarit-kombetar-dhe-i-drames-njerezore)
- [![Kurti: Kaleshi mbetet piktori model e unik](https://resources.koha.net/images/2022/April/17/278505427_530746158419116_7904240215390774020_n1650209440.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 17 pri 2022 Kurti: Kaleshi mbetet piktori model e unik](https://www.koha.net/arberi/kurti-kaleshi-mbetet-piktori-model-e-unik)
- [![Vdiq shkrimtari Muhamed Kërveshi](https://resources.koha.net/images/2025/February/14/2a92e3fb-e8c3-46d6-9ab9-a67c688d4b86.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 14 shk 2025 Vdiq shkrimtari Muhamed Kërveshi](https://www.koha.net/kulture/vdiq-shkrimtari-muhamed-kerveshi)

[Arbëri.]() [RrGK-ja në takim me Shiroka-Pulën propozon përfshirjen e femicidit në Kodin Penal](https://www.koha.net/arberi/rrgk-ja-ne-takim-me-shiroka-pulen-propozon-perfshirjen-e-femicidit-ne-kodin-penal)

[Lifestyle.]() [Tri pajisje shtëpiake që shpenzojnë më shumë energji elektrike edhe kur nuk përdoren](https://www.koha.net/lifestyle/tri-pajisje-shtepiake-qe-shpenzojne-me-shume-energji-elektrike-edhe-kur-nuk-perdoren)

[Kulturë.]() [“Kurrë më!”: Përkujtimi i Holokaustit nën presion](https://www.koha.net/kulture/kurre-me-perkujtimi-i-holokaustit-nen-presion)

[Futboll.]() [Ballkani mbetet pa trajner](https://www.koha.net/futboll/ballkani-mbetet-pa-trajner)

[Botë.]() [Trump: Kur të vdes do të shkoj në parajsë](https://www.koha.net/bote/trump-kur-te-vdes-do-te-shkoj-ne-parajse)

[Arbëri.]() [Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu: Këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme](https://www.koha.net/arberi/raporti-i-progresit-lushaku-sadriu-kete-jave-pritet-te-mbahet-seance-e-jashtezakonshme)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Vdiq piktori i madh shqiptar Omer Kaleshi","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/vdiq-piktori-i-madh-shqiptar-omer-kaleshi","datePublished":"2022-04-17T14:00:48+02:00","dateModified":"2026-07-11T14:30:08+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":173,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në moshën 90-vjeçare është ndarë nga jeta të dielën piktori i madh...","url":"https://www.koha.net/kulture/vdiq-piktori-i-madh-shqiptar-omer-kaleshi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2022/April/17/kaleshi1650189699.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
