Fundi i shtatorit pa listë fituesish të përfituesve të subvencioneve të projekteve kulturore, për ta që varen prej tyre, është cilësuar si papërgjegjësi totale e tallje me skenën e pavarur kulturore. Vonesë sikurse e sivjetshmja s’është shënuar ndonjëherë e të martën Ministria s’është përgjigjur në pyetjet se ku ka mbërritur procesi i ndarjes subvencionimit, përse sivjet as në fund të shtatorit s’ka rezultate dhe ku është ideja që projektet vjetore të përkrahen në fundvit
Kur muaji i nëntë i kalendarit merr fund për pak ditë, Ministria e Kulturës ende s’ka finalizuar hapin e parë në raport me skenën e pavarur kulturore: publikimin e listës së përfituesve të mbështetjes financiare. Shumë ngjarje kulturore janë mbajtur, por ende s’dihet se a do të përkrahen dhe sa do të përkrahen financiarisht. Kurse disa ngjarje tradicionale ende janë në pritje. Vonesë sikurse e sivjetshmja s’është shënuar ndonjëherë. E për dikë bëhet fjalë për papërgjegjësi totale e tallje me skenën e pavarur kulturore.
Sivjet në maj ajo që tash është Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka hapur thirrjen. U është rikthyer procedurave “klasike” duke lënë anash “reformën” e proklamuar me aplikime online. Pos që ka shkurtuar përkrahjen, s’ka as afat të publikimit të listave. Të martën është publikuar lista preliminare e titulluar “Thirrja Publike për OJQ – Projekt-propozimet në fushën e trashëgimisë kulturore për vitin 2026”. Në të renditen 18 organizata që gjithsej janë përfituese të 309 mijë e 990 eurove.
Të martën Ministria s’është përgjigjur në pyetjet se ku ka mbërritur procesi i ndarjes subvencionimit të projekteve kulturore, përse sivjet as në fund të shtatorit s’ka rezultate dhe ku është ideja që projektet vjetore të përkrahen në fundvit.
Dramaturgu Jeton Neziraj ka thënë se bëhet fjalë për papërgjegjësi totale e tallje me skenën kulturore.
“Tallje me përpjekjen e shumë krijuesve që ta mbajnë gjallë këtë skenë. Fatkeqësisht, kjo situatë është kthim mbrapa, pas një progresi të dukshëm të këtyre viteve të kaluara. Mbështetja për skenën kulturore është reduktuar në fotografime, në pjesëmarrjen qeveritare në hapje e mbyllje të eventeve kulturore, në pritje qeveritare për këtë apo atë artist – pra, është mbështetje ceremoniale, për të cilën as nuk kemi nevojë”, ka thënë Neziraj, i cili udhëheq “Qendrën Multimedia”.
Ministria e Kulturës sivjet del se ka ndërmarrë një “reformë” të madhe. Në maj, në ditën kur KOHA ka raportuar se Ministria e zbret mbështetjen trevjeçare për kulturën deri në 60 për qind, institucioni më i lartë kulturor në vend kishte dhënë sqarimet e kërkuara më herët. Në bazë të thirrjes së hapur për këtë vit, KOHA kishte raportuar se sivjet mbështetja nuk arrin as deri te pragu i thirrjeve të dy vjetëve paraprakë.
Vjet dhe më 2024, tek ajo që ishte kategoria e parë – “Mbështetje trevjeçare për zhvillim organizativ dhe programor të OJQ-ve të fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore” – shuma minimale e përkrahjes ishte 50 mijë euro, ndërsa ajo maksimale deri në 100 mijë euro. Disa organizata kanë marrë mbështetje edhe në kufirin prej 100 mijë eurosh në vit. Por sivjet është ndryshuar qasja, pa kurrfarë sqarimi paraprak.
Kategoria e parë e thirrjes tregoi qasje tjetër. Thirrja e sivjetme e titullon kategorinë e parë “Ngjarjet tradicionale në fushën e artit dhe kulturës me program deri në tre vjet”. Shuma minimale e përkrahjes është 10 mijë euro, ndërsa ajo maksimale 40 mijë euro. Nëse krahasohet maksimumi i vjetshëm me atë të këtij viti, zbritja shkon saktësisht në 60 për qind.
But the Ministry of Culture reads the call differently. It had clarified that in the public call for project proposals in the field of art and culture for 2026, the annual support has not been reduced by any percentage in the maximum amount of financial support for organizations compared to the previous year.
“Kategoria me emrin ‘Organizimet tradicionale të fushës së artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore’ do të mbështetet aq sa është mbështetur edhe në vitin 2025, pra 40.000 euro. Dallimi që mund të jetë ngatërruar është se kategoria me emrin ‘Mbështetje trevjeçare për zhvillim organizativ dhe programor të OJQ-ve të fushës së artit dhe kulturës’ nuk është përfshirë në kuadër të kësaj thirrjeje publike, meqë brenda vitit 2026 do të hapet thirrje e veçantë për mbështetjen programore trevjeçare për zhvillim organizativ dhe programor të OJQ-ve të fushës së artit dhe kulturës, ku vlera maksimale e mbështetjes financiare është 100.000 euro, dhe besojmë se kjo mund të jetë ngatërruar me konkludimin se ka zvogëlim deri në 60 për qind, gjë e cila nuk qëndron siç u shpjegua”, shkruhej në përgjigjet e MKT-së. Por kjo s’ka ngjarë të paktën deri me 22 shtator.
According to the institution, 1 million euros are planned to be allocated to support project proposals within the framework of the public call in the field of art and culture for 2026. Also, according to MKT, contracts worth 1 million 703 thousand euros have been signed from the public calls for project proposals for the year 2025.
KOHA reported that last year, the second category, which was “Traditional organizations in the field of art, culture and cultural heritage,” was supported with up to 40 euros. Again, it was a three-year support, with the amount of 40 euros being given for one year.
In this year's call, which is open until June 22, the second category is titled "One-year projects and traditional events in the field of art and culture." The annual support rate starts at 10 thousand and goes up to 30 thousand euros.
Last year, the third category also included cultural heritage. It was titled "One-year programs and traditional organizations in the field of art, culture and cultural heritage" and the support was up to 40 thousand euros per year.
Por në thirrjen e majit, të titulluar “Projektet dhe ngjarjet e njëhershme në fushën e artit dhe kulturës”, ku përfshihen organizatat dhe individët, shuma maksimale e përkrahjes shkon deri në 20 mijë euro. Po ashtu, sivjet kategoria e krijuesve të rinj merr mbështetje për projekte deri në 5 mijë euro, ndërsa për ngjarje që kanë mobilitet, deri në 10 mijë euro. Edhe këtu përfshihen organizatat dhe individët.
In this call, the Ministry of Culture has separated art and culture from cultural heritage.
In the special call for cultural heritage, the first category – which includes only organizations – is entitled “Traditional organizations, festivals and cultural-artistic societies included in the List of Cultural Heritage under Protection”. Three-year projects are supported with up to 60 thousand euros per year. The other category, which is also only for organizations, includes “Traditional organizations in the field of cultural heritage” and are supported with up to 40 thousand euros per year, but only for one year.
Në kategorinë e tretë, ku përfshihen organizatat dhe individët, bëhet thirrje për “Digjitalizimin e trashëgimisë kulturore” dhe përkrahja shkon deri në 40 mijë euro në vit. Në kategorinë e katërt, të titulluar “Projekte dhe ngjarje në fushën e trashëgimisë kulturore”, mbështetja shkon deri në 20 mijë euro. Në trashëgimi kulturore, projektet që i takojnë kategorisë së pestë, të titulluar “Fondi i mobilitetit”, mund të mbështeten deri në 5 mijë euro. Ndërsa te kategoria e gjashtë, “Funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje për zhvillim të turizmit kulturor”, MKT-ja planifikonte të mbështesë dy projekte në vlerë deri në 30 mijë euro në vit. Por thirrja për këtë kategori ka dështuar pasi s’janë gjetur organizata që i plotësojnë kriteret e përcaktuara.
KOHA ka marrë vesh se organizatat e përkrahura deri në tre vjet nga thirrjet e viteve të kaluara kanë arkëtuar mjetet që u janë ndarë. Por MKT-ja ka obligime të konsiderueshme financiare si pasojë e rritjes së përkrahjes për skenën e pavarur në dy vjetët e kaluar, rritje e bërë pa planifikim të mjaftueshëm. Vonesat e procesit të shpalljes së përfituesve sivjet janë duke mbajtur peng ngjarje tradicionale siç është Festivali i Teatrove në Ferizaj.