Support TIME. Preserve the truth.
Culture

The state is silent in the face of the Municipality of Pristina working without permission near monuments

In the name of regulating public spaces, the Municipality has committed successive violations and the legal consequences for this are so far invisible.

In the name of regulating public spaces, the Municipality has committed successive violations and the legal consequences for this are so far invisible.

Institucioni lokal është i pakonkurrencë në veprimet që bien ndesh me Ligjin për trashëgimi kulturore. E institucionet e trashëgimisë kulturore, jo rrallë bëjnë “sehir” përballë ndërhyrjeve të Komunës. Rasti i fundit është ai i punimeve para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme, statusi më i lartë ligjor nëpërmjet të cilit shteti mbron një monument, në këtë rast arkitekturor

Komuna e Prishtinës është recidiviste në raport me ndërhyrjet e paautorizuara në zona që mbrohen me ligj si asete të trashëgimisë kulturore. Institucioni lokal është i pakonkurrencë në veprimet që bien ndesh me Ligjin për trashëgimi kulturore. E institucionet e trashëgimisë kulturore, jo rrallë bëjnë “sehir” përballë ndërhyrjeve të Komunës. Rasti i fundit është ai i punimeve para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, aset i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme, statusi më i lartë ligjor, nëpërmjet të cilit shteti mbron një monument, në këtë rast arkitekturor. 

Historia e vjetëve të fundit midis Komunës së Prishtinës dhe zonës së mbrojtur, në kuadër të Qendrës Historike të kryeqytetit, por edhe sa u përket perimetrave të mbrojtur të monumenteve të veçanta është përplot veprime “agresive”. Në emër të rregullimit të hapësirave publike, Komuna ka bërë shkelje të njëpasnjëshme dhe pasojat ligjore për këtë deri me tash janë të padukshme. Në anën tjetër me shembuj konkretë vërtetohet se institucionet e zbatimit të ligjit dhe ato të drejtësisë s’janë aspak “zemërgjera” në raport me qytetarët – personat fizik – që nisin ndërhyrje në zona të mbrojtura të monumenteve. 

Kapitulli i ri i Komunës është hapësira para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Punimet aty ka një javë që kanë nisur. E institucionet e trashëgimisë kulturore deri të premten me datë 21 gusht s’kanë reaguar fare. Kurse me 21 gusht kanë konstatuar se bëhet fjalë për ndërhyrje që bien në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Komuna ka shfrytëzuar si alibi projektin për sheshin “Xhorxh Bush” për të nisur me heqjen e kubëzave para ndërtesës së Bibliotekës. Në krye të herës ka qenë projekt i përbashkët. Por tash del se institucionet e trashëgimisë kulturore kur kanë miratuar atë projekt në dosje s’është përfshirë pjesa para Bibliotekës. 

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, përgjegjëse për trashëgiminë kulturore të rajonit të kryeqytetit, pas  inspektimit të bërë të premten, ka konstatuar se punimet janë duke u zhvilluar edhe në perimetrin dhe zonën mbrojtëse të këtij aseti të trashëgimisë kulturore.

“Çdo ndërhyrje në perimetrin dhe zonën mbrojtëse të aseteve u nënshtrohet dispozitave të legjislacionit për trashëgiminë kulturore dhe kërkon sigurimin paraprak të pëlqimeve nga institucionet kompetente, përfshirë IKMM-në përmes QRTK-Prishtinës. Andaj, kërkojmë që punimet në hapësirën e perimetrit dhe zonës mbrojtëse të Bibliotekës Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ të mos vazhdojnë deri në sigurimin e pëlqimeve përkatëse nga institucionet e trashëgimisë kulturore, si dhe sqarimin e përfshirjes së kësaj ndërhyrjeje në projektin e miratuar”, shkruhet në dokumentin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore. Ky qe veprimi i vetëm, megjithëse edhe gjatë të shtunës punimet kanë vazhduar. 

also "The Audience" ironically exposes power and bureaucracy Culture "The Audience" ironically exposes power and bureaucracy

Shkresa i është dërguar drejtores së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Zyhrije Pllana, si dhe drejtores së Transformimit, Nora Cimili. Po ashtu e njëjta shkresë i është dërguar edhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Ministrisë së Kulturës. 

Ligji për trashëgimi kulturore bashkë me aktet nënligjore përcaktojnë se në rastet kur ka ndërhyrje në zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore, pala – në këtë rast Komuna – duhet të drejtohet me shkresë që kërkon miratimin e projektit dhe të dorëzohet projekti i plotë. Pas miratimit të IKMM-së, që në këtë rast me ligj gëzon të drejtën e vetos, Komuna mund të nisë me sigurimin e vendpunishtes për implementim të projektit. 

The Law on Cultural Heritage stipulates that in situations where works are carried out near monuments, written permission is required. 

“Any intervention that affects the integrity or values ​​of cultural heritage requires written permission from the competent institution,” states Article 4 of the Law on Cultural Heritage. It also states that the competent institution orders the immediate cessation for an indefinite period of time of any unauthorized work on cultural heritage.

“The application for a permit for the construction of buildings or other creations within the protected area of ​​an architectural monument, or within an architectural conservation area, or affecting the environment of an assembly, is submitted for consideration to the competent institution. The competent institution has a veto on the granting of such a permit. If the competent institution does not respond within 15 days regarding the application for the construction of buildings or other developments, the permit may be determined by the relevant planning and construction authority,” is stipulated in Article 9. 

Komuna për disa ditë nuk është përgjigjur në pyetjet e KOHËS. Me ndërhyrjet para Bibliotekës i është kthyer avazit sikurse në krejt rastet tjera. E menaxhmenti aktual i Komunës, veprime të tilla i ka së paku pesë, pa llogaritur disa ndërhyrje rresht për projektin për sheshin “Xhoxrh Bush”. Lejen për këtë shesh e ka marrë në qershorin e sivjetmë. Por pa përfshirë në dosjen e aplikimit edhe pjesën para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, megjithëse si tender mbi 18 milionë euro e ka të përfshirë edhe këtë pjesë. 
Në mars të vitit të kaluar, Komuna pa përfillur Ligjin për trashëgimi kulturore synonte punime midis pesë monumenteve dhe zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës. Komuna s’kishte marrë leje për ndërhyrje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve si i vetmi institucion me mandat për miratimin ose refuzimin e projekteve që prekin trashëgiminë arkitekturore. Punimet ishin ndërprerë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. Pas aplikimit për leje, ajo nuk ishte dhënë kryesisht shkaku i lokaleve që janë paraparë.

Në mars të këtij viti, Komuna ka ndërruar strategji. Ka dorëzuar në IKMM vetëm projektin për instalimet nëntokësore. Por s’kishte marrë përgjigje pozitive. Kishte marrë rekomandime.
Në bazë të dokumentacionit që e ka parë KOHA, Komisioni Profesional Shqyrtues i IKMM-së, pas shqyrtimit të materialeve të prezantuara, kishte konstatuar se janë prezantuar dy projekte paralele, që ndërlidhen me zhvillimin e infrastrukturës në hapësirën që prek perimetrin dhe Zonën Mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës.

“Gjatë prezantimit është vërejtur se në kuadër të projekteve të rrjetit të infrastrukturës janë trajtuar edhe hapësira ku janë planifikuar ndërtesa/dyqane në perimetrin e asetit ‘Ndërtesa e Radio Prishtinës’ dhe ‘Rektorati’ sipas kërkesës paraprake të vitit 2025, të cilat nuk kanë miratim nga KPSH/IKMM-ja për realizimin e tyre. Si rrjedhojë, Komisioni vlerëson se këto elemente nuk duhet të jenë pjesë e dokumentacionit në këtë fazë shqyrtimi”, shkruhej në rekomandimet që i janë përcjellë Komunës.
Based on the documentation seen by KOHA, the Professional Review Committee of the Institute of Municipalities and Municipalities, after reviewing the materials presented, concluded that two parallel projects were presented that are related to the development of infrastructure in the area that affects the perimeter and the Protection Zone of the Historic Center of Pristina.

also "Siparantum" adds two more gold medals to Malaysia's tally Culture "Siparantum" adds two more gold medals to Malaysia's tally

“Gjatë prezantimit është vërejtur se në kuadër të projekteve të rrjetit të infrastrukturës janë trajtuar edhe hapësira ku janë planifikuar ndërtesa/dyqane në perimetrin e asetit ‘Ndërtesa e Radio Prishtinës’ dhe ‘Rektorati’ sipas kërkesës paraprake të vitit 2025, të cilat nuk kanë miratim nga KPSH/IKMM-ja për realizimin e tyre. Si rrjedhojë, Komisioni vlerëson se këto elemente nuk duhet të jenë pjesë e dokumentacionit në këtë fazë shqyrtimi”, shkruhej në rekomandimet që i janë përcjellë Komunës.
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka dhënë rekomandime qysh vjet, kur Komuna aplikoi pas ndërprerjes së punimeve. IKMM-ja kishte kërkuar sqarime shtesë, siç janë analizat e kontekstit urbanistik e historik. 

Pasi Komuna ka ripërpiluar dosjen e po ashtu ka hequr dorë nga lokalet afër monumenteve, leja i është miratuar.