Support TIME. Preserve the truth.
Culture

US returns 36 looted artifacts to Syria

Stone relief looted from ancient Palmyra site

Stone relief looted from ancient Palmyra site

Autoritetet amerikane i kanë kthyer Sirisë 36 artefakte, me një vlerë të përbashkët prej më shumë se 5 milionë dollarësh, përfshirë një reliev prej guri të grabitur nga lokaliteti antik i Palmiras, i janë kthyer Sirisë, njoftuan të mërkurën hetuesit e New Yorkut. Në mesin e veprave janë 14 mozaikë “të jashtëzakonshëm”, të vjedhur nga një vilë e periudhës romake në Siri, të lidhur me tregtarin e antikiteteve, Georges Lotfi, një ish-burim informacioni për Njësinë e Prokurorisë së Manhatanit për Trafikimin e Antikiteteve. Në një zhvillim dramatik, Lotfi u akuzua në vitin 2022 për posedim kriminal të artefakteve të vjedhura nga Siria dhe Libani. Aktualisht ai kërkohet nga autoritetet e New Yorkut dhe Interpoli.

Kthimi të mërkurën përfshinte një pjesë monumentale të dyshemesë, që daton nga shekulli III para erës sonë dhe paraqet martesën e perëndisë Telete me Erosin. Ajo ishte sekuestruar në vitin 2021 në një depo në pronësi të Lotfit.

Relievi i Palmiras –  një skulpturë prej guri gëlqeror që paraqet një burrë të shtrirë, të rrethuar nga gra dhe fëmijë –  u krijua për një dhomë varrimi në fund të shekullit II të erës sonë. Me një peshë prej më shumë se 450 kilogramësh, hetuesit e Manhatanit besojnë se relievi ka shumë gjasa të jetë shkëputur me forcë nga muri nga grabitësit, ndërsa figurat janë lënë të paprekura. Më pas, relievi u kontrabandua jashtë Sirisë dhe përfundimisht përfundoi në Dubai, përpara se Palmira të shkatërrohej nga ISIS-i gjatë viteve 2015–2017.

Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin L. Bragg Jr., njoftoi gjithashtu se zyra e tij kishte sekuestruar 13 objekte nga Muzeu Metropolitan i Artit (MET), duke e çuar në më shumë se 402 numrin total të objekteve të lashta të sekuestruara nga muzeu që nga viti 2017. Sipas zyrës së prokurorit, këto artefakte kanë një vlerë të përbashkët prej më shumë se 98.7 milionë dollarësh.

Në korrik, MET-i i përshkroi sekuestrimet si pjesë të një përpjekjeje bashkëpunuese midis muzeut dhe zyrës së prokurorit për të pastruar koleksionin nga objektet që ishin grabitur.

“MET-i nuk dëshiron të ketë në koleksionin e vet asnjë vepër të vjedhur”, kishte thënë asokohe Lucian Simmons, drejtuesi i ekipit të MET-it, i përbërë nga 12 ekspertë të origjinës së veprave të artit. “Zyra e prokurorit ka qenë një partner i paçmuar për ne në këtë punë –  veçmas për aftësinë e saj për të zbuluar informacione që përndryshe do të ishin të paarritshme”.