Support TIME. Preserve the truth.
Culture

The government allocates 100 thousand euros in support for "DokuFest"

DokuFest

“Kjo mbështetje financiare përbën investim të drejtpërdrejtë në promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke qenë se festivali tërheq çdo vit artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe krijon hapësirë për prezantimin e krijimtarisë, kulturës dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë pas mbledhjes elektronike (Foto: DokuFest)

Në mbledhjen e së mërkurës mbrëma Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të mbështesë festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër me 100 mijë euro. “DokuFest” sivjet ka mbështetje prej 97 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës, dhe me vendimin e fundit, mbështetja nga niveli qendror shkon në 197 mijë euro. 

“Kjo mbështetje financiare përbën investim të drejtpërdrejtë në promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke qenë se festivali tërheq çdo vit artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe krijon hapësirë për prezantimin e krijimtarisë, kulturës dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë pas mbledhjes elektronike. Sipas Qeverisë, përmes reputacionit dhe shtrirjes së tij ndërkombëtare, “DokuFest” ndikon në forcimin e imazhit të Kosovës si një vend me skenë kulturore dinamike, shoqëri të hapur dhe potencial të rëndësishëm turistik e kreativ, duke kontribuar njëkohësisht në diplomacinë publike dhe kulturore të vendit.

“DokuFest” që këto ditë po mban edicionin e 25-të në Prizren sivjet është ankuar për përkrahje jo të duhur nga niveli lokal, Komuna e Prizrenit. Madje kjo është përmendur edhe në hapje të Festivalit, të premten e javës së kaluar. Ndonëse ulësja ishte e rezervuar për kryetarin Shaqir Totaj, ai nuk mori pjesë në ceremoninë e hapjes së “DokuFestit”.

“Komuna e Prizrenit mund të na mbyllë dyert, mund të na ndërpresë fondet, por nuk mund ta ndalë ‘DokuFestin’", ka thënë në ceremoninë e hapjes drejtori artistik i Festivalit, Veton Nurkollari. 
Motoja zyrtare e sivjetme, “Doku, sepse duhet!” dhe tema “Persistent Defiance” (Mosbindje e vazhdueshme), e ka vendosur edicionin jubilar në një kontekst shumë më të gjerë sesa vetë arti filmik. Organizatorët e shohin këtë përvjetor jo si një rast për vetëlavdërim, por si një reflektim mbi kohën në të cilën jetojnë – një kohë luftërash, autoritarizmi, fashizmi në rritje dhe krizash globale. Në këtë kontekst, filmi nuk mbetet vetëm medium artistik, por shndërrohet në akt rezistence, kujtese dhe reflektimi.

The jubilee edition will last until August 15 and will once again transform Prizren into a city where cinema meets public life. From 3,687 applications from around the world, the programming team has selected 104 films in competition, divided into eight official categories, while a significant part of them will be screened as world premieres.

Beyond the competition, the public will have the opportunity to attend special film programs, author retrospectives, discussions with directors, panels, film industry activities, the educational programs of 'DokuLab', 'DokuTalks', 'DokuKids' as well as the traditional concerts of 'DokuNights' that extend the festival atmosphere until late every evening. Thus, this year too, "DokuFest" remains much more than a film festival: it is a collective experience that makes the city breathe in the rhythm of cinema.