Punimet e nisura në shkurt të vitit të kaluar për ndërtimin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë, me synim që për 18 muaj të përfundojnë, nuk janë konkretizuar ende. Tashmë s’ka afat se kur do ta ketë çatinë ndërtesa e as kur do të hapet Muzeu.
Pamjet e shpërndara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tregojnë se afati prej 18 muajsh s’arrihet. Sipas Gonxhes, muzeu do të shërbejë si një hapësirë për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës së bashkëjetesës mes popullit hebre dhe atij shqiptar.
“Ky muze do t’i kushtohet historisë së komunitetit hebre në Shqipëri dhe do të ruajë e promovojë kujtesën e bashkëjetesës së popullit hebre me popullin shqiptar, duke pasuruar hartën muzeore të vendit me një destinacion të ri kulturor dhe edukativ për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Sipas tij, paralelisht me ndërtimin e Muzeut Hebraik, po planifikohet edhe një ndërhyrje e integruar për Muzeun Etnografik të Vlorës, një monument me vlera të veçanta historike.
“Paralelisht, po planifikohet një ndërhyrje e integruar që do të përfshijë edhe Muzeun Etnografik të Vlorës, një monument me vlera të veçanta historike, gjendja e të cilit kërkon ndërhyrje të menjëhershme restauruese dhe një koncept të ri muzeal, në përputhje me standardet bashkëkohore”, ka shkruar ai.
also
Dark Ages: Kosovo's theater scene faces a renewal crisis
The museum is being built on the former Jewish quarter and is located in the city's main square, near three other museums, the National Museum of Independence, the Historical Museum, and the Ethnographic Museum, where the Albanian Jewish Museum will be part of the cultural complex.
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kishin vizituar vendpunishten në mars të vitit të kaluar, një muaj pasi nisën punimet. Asokohe me pompozitet prezantohej puna në kuadër të parafushatës elektorale.
“Vlen të meritojë më shumë prezantimi këtu, sepse objekti nuk shtrihet vetëm në këtë mbrojtjen e objektit ekzistues, i cili është objekt i mbrojtur, po është gjithëpërfshirja po themi në gjithë këtë ansambël urban, ku ndihet fryma e restaurimit të Lagjes së Hebrenjve, që quhej njëherë e një kohë. Ndërtimi është jashtëzakonisht shumë kompleks. Do të ketë disa përforcime që do të bëhen gati dhe strukturat e xhamit do të jenë unike në të gjithë Shqipërinë. Edhe në botë ka shumë pak struktura të tilla”, kishin bërë të ditur asokohe përgjegjësit e punimeve të të parit të Qeverisë së Shqipërisë.
Kryeministri Rama kishte kërkuar përshpejtimin e punimeve derisa ka shtuar se ky muze është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës dhe në mozaikun shqiptar dhe se me vendosjen e linjës ajrore direkt me Izraelin do të kthehet në një destinacion të lakmuar turistik.
also
“The Clearing” opens the forgotten wound of women on colonial plantations
“Besoj që do ta bëni më shpejt se dy vjet apo jo, domethënë besoj që është ndërtim që ka kompleksitet, por nuk është i pamundur që për 8 muaj të bëhet nga ana ndërtimore. Unë mendoj që kompania për 8-9 muaj e mbyll këtë. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë që ky është një gur i munguar në mozaikun e Vlorës po edhe në mozaikun shqiptar. Historia e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët është një histori e jashtëzakonshme, është një trashëgimi historike, kulturore e jashtëzakonshme për të gjithë ne dhe flet jashtëzakonisht shumë për shqiptarët, qofshin myslimanë apo të krishterë...”, kishte thënë Rama. Sipas tij, Vlora është me fat dhe duhet të jetë krenare që e ka këtë histori. Kishte kërkuar që edhe muzealizimi të jetë i shpejtë pas përfundimit të ndërtesës.
Qendra Historike e Vlorës tashmë e restauruar në pjesën më të madhe është kthyer në një destinacion të ri të vizitorëve që pos bregdetit, duan të dinë më shumë për qytetin prej ku më 1912 Shqipëria ia bëri të ditur botës se ka shpallur Pavarësinë. Pjesa e vjetër e qytetit gjatë muajve të verës pret vizitorë kryesisht joshqiptarë dhe bizneset aty, sidomos ato të gastronomisë në numër jo të vogël, udhëhiqen nga sipërmarrës të huaj, kryesisht italianë.