Support TIME. Preserve the truth.
Culture

Dangerous monument in the middle of Pristina finds restorer

“Shtëpia e banimit – Musli Hoxha”

Shteti më në fund synon të ndërhyjë në shtëpinë e ndërtuar më 1927 e që kaherë paraqet rrezik në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. “Shtëpi banimi – Musli Hoxha” prej vitit 2024 është nën mbrojtje të përhershme

Pas pesë thirrjeve, gjendet kompania për restaurimin e monumentit që paraqet rrezik tash e një dekadë. Ministria e Kulturës është përcaktuar për punëkryesin, i cili për 120 mijë euro do ta restaurojë monumentin që ruhet si “Shtëpi banimi – Musli Hoxha”, i cili qysh në qershor të vitit 2016, bashkë me 12 asete të tjera të trashëgimisë kulturore në kryeqytet ishte futur në Listën e objekteve me rrezikshmëri të lartë. Me restaurim do t’i jepej fund mbajtjes së monumentit me shtylla e të rrethuar për shkak të rrezikshmërisë që paraqet

Me thirrjen e pestë publike për të gjetur kompani e cila do të restauronte monumentin që paraqet rrezik në qendër të Prishtinës, Ministria e Kulturës ka marrë dy oferta. Të martën është përcaktuar për njërën. Ka zgjedhur që këtë punë t’ia japë kompanisë “Toni O.P.” për 119 mijë e 862 euro. Oferta tjetër qe ajo e një grupi kompanish që financiarisht kanë aplikuar që këtë punë ta kryejnë për 118 mijë e 999 euro. Kjo ofertë është refuzuar me arsyetimin se s’është plotësuar si duhet formulari i tenderit.

Duket se epoka e qëndrimit në shtylla e monumentit “Shtëpi banimi – Musli Hoxha” është drejt fundit. Vazhdimisht ka pasur telashe pasi s’kishte operatorë ekonomikë të interesuar për të restauruar shtëpinë që është në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet. Pas dështimit të trefishtë që nëpërmjet thirrjes publike për rreth 120 mijë euro të restaurohet ndërtesa dykatëshe, Ministria në mars të këtij viti e kishte ndërruar “taktikën”. E kishte përfshirë monumentin në një tender tjetër bashkë me disa asete të tjera të trashëgimisë kulturore, duke e rritur vlerën monetare të punëve që do të kryhen. Por prapë s’kishte sukses. Janë dashur pesë thirrje që të gjendet një operator ekonomik.

Komuna e Prishtinës të martën nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHËS për mundësinë e restaurimit të monumentit të cilin para një dekade e ka shpallur të rrezikshëm.

Ministria e Kulturës qysh prej vitit të kaluar, pas raportimit të KOHËS, është në dijeni se për atë zonë është projektuar një shumëkatëshe. Përderisa monumenti është në shtylla, paraqet rrezik për qytetarët dhe është rrethuar, në mënyrë që qytetarët t’i shmangen kalimit afër objektit.

Qysh në qershor të vitit 2016, bashkë me 12 asete të tjera të trashëgimisë kulturore në kryeqytet ishte futur në Listën e objekteve me rrezikshmëri të lartë. E, në ditën e parë të shkurtit të vitit 2017, Komuna e Prishtinës e rrethoi me shirit duke bllokuar ecjen në afërsi të tij. Më pas ishte rrethuar edhe me llamarinë. Shiritat pas një kohe i janë hequr. Telashet me këtë monument janë të vjetra.

The Hoxha family had constantly insisted that the state find a solution to their housing issue. The house, built in 1927, does not offer conditions or security for them, as its walls are cracked and the front part is leaning towards the street.

KOHA has learned that there is also a problem regarding the ownership of the building. One of the heirs of the house, a professor at the University of Prishtina, told the newspaper in 2019 that she does not want to be named and will not speak about the situation until the case is resolved in court. She said that if the state has an interest in that house, a solution should be found for the family members.

"Now we are waiting for the court to give us a solution," she said. This was based on the Law on Cultural Heritage. At that time, the building only had temporary protection.

"Objects included in the List of cultural heritage for temporary protection must be under temporary protection for one year. The right to compensation for any financial loss is transferred to the court if the object is not under permanent protection after one year. Such compensation is assessed by an independent commission established by the Kosovo Council for Cultural Heritage", is written in point 6 of Article 3 of the Law on Cultural Heritage.

Based on this article, the family took the case to court. The family requested a reassessment of the house from the MCYS in 2017.

“Familja ka bërë kërkesë në Ministrinë e Kulturës në majin e këtij viti që të bëhet një rivlerësim i shtëpisë. Në momentin që bëhet rivlerësimi, familjes duhet t’i dorëzohen raporti dhe vendimi. Ajo është duke mbetur e listuar çdo vit dhe ne po mbesim peng. Duhet të dihet statusi i shtëpisë dhe të tregohet se çfarë do të mbërrijë Ministria e Kulturës”, kishte thënë përfaqësuesja e familjes Hoxha. Sipas saj, nëse MKRS-ja do që shtëpia të jetë monument, duhet të negociohet me familjen për një zgjidhje.

"We are out of the house and we can't pay rent and the house is listed every year. Let them tell us the price and we will see the possibility of selling it, since we are paying rent," she had said. She had asked to be contacted regarding this matter.

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, në qershor të vitit të kaluar i kishte thënë KOHËS se është lajm i mirë që do të ndërhyhet në këtë ndërtesë, pasi Komuna është e privuar në raste të tilla kur bëhet fjalë për asete të trashëgimisë kulturore.

“Së paku një prej shumë ndërtesave që janë nën mbrojtje dhe paraqesin rrezik është në procedurë të restaurimit. Shpresojmë që të vazhdohet edhe me monumente të tjera, si për shembull Shkolla e Parë Shqipe”, kishte thënë Fushtica. Sipas tij, monumenti “Shtëpi banimi – Musli Hoxha”, ka edhe probleme pronësore dhe është në kontest gjyqësor.  “Edhe ky aspekt ka paraqitur problem”, kishte thënë ai.

Monumenti që tash është pjesë e Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme është i vetmi në atë zonë me këtë status. Ata që merren me trashëgimi kulturore janë të ndarë sa u përket vlerave të ndërtesës.