---
description: Grabitja spektakolare në Muzeun e Louvreit ka zbuluar mangësi tronditëse në sistemin e sigurisë së  muzeut më të njohur në botë. Hajdutët, brenda një kohe shumë
title: Grabitja zbardhi mungesën e sigurisë, fjalëkalimi i Muzeut të Louvreit ishte “Louvre”
image: https://resources.koha.net/images/2025/November/08/226da0eb-bb41-4658-af78-e60f56e68129.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Grabitja zbardhi mungesën e sigurisë, fjalëkalimi i Muzeut të Louvreit ishte “Louvre”

![louvre](https://resources.koha.net/images/2025/November/08/226da0eb-bb41-4658-af78-e60f56e68129.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Sipas të dhënave më të fundit të hetimit, fjalëkalimi për të hyrë në sistemin e Muzeut të Louvreit ishte jashtëzakonisht i thjeshtë – ai ishte “Louvre”

- 8 nëntor 2025 15:00
- Shpërndaje në:

- 8 nëntor 2025 15:00
- Shpërndaje në:

Grabitja spektakolare në Muzeun e Louvreit ka zbuluar mangësi tronditëse në sistemin e sigurisë së  muzeut më të njohur në botë. Hajdutët, brenda një kohe shumë të shkurtër dhe në mes të ditës, vodhën xhevahire mbretërore shekullore me vlerë të paçmuar, të cilat ende nuk janë gjetur.

Ata depërtuan në sistemin e kamerave të sigurisë së Muzeut dhe sipas të dhënave më të fundit të hetimit, fjalëkalimi për të hyrë në atë sistem ishte jashtëzakonisht i thjeshtë – ai ishte “Louvre”. Shumë njerëz e krahasojnë këtë me fjalëkalime që përdoren shpesh dhe janë po aq të lehta për t’u hamendësuar, si për shembull “fjalëkalimi”.

Çdo ekspert i sigurisë do të mund të konfirmonte se fjalëkalimet komplekse, që nuk mund të hamendësohen lehtë, janë shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë për sigurinë – jo vetëm të një prej muzeve më të mëdhenj në botë.

Gazeta franceze “Libération” raporton se kontrollet e ndryshme të sistemeve të sigurisë së Muzeut kanë zbuluar mangësi të dukshme dhe serioze në sigurinë e tij. Një kontroll i tillë, i kryer në vitin 2014 nga Agjencia Kombëtare Franceze për Siguri Kibernetike, tregoi se fjalëkalimi për sistemin e kamerave të “Louvreit” me të vërtetë ishte “Louvre”.

Kontrollet dhe inspektimet e mëvonshme zbuluan mangësi serioze në sistemet muzeale, përfshirë qasje të lehtë në çati gjatë punimeve ndërtimore dhe programe sigurie të vjetra mbi dy dekada, që prodhuesi i tyre nuk i mbështeste më.

Aktualisht nuk dihet saktësisht se cilët faktorë kontribuuan në dobësitë e sigurisë që mundësuan grabitjen, megjithëse dhjetëra persona po punojnë në hetim. Ngjarja ndodhi të dielën e 19 tetorit në orën 9:30 të mëngjesit, gjatë orarit të punës së Muzeut. Një kamion i vogël me shkallë mekanike u parkua pranë ndërtesës dhe katër të dyshuar depërtuan në galerinë e katit të dytë me mjete elektrike.

[Edhe ![Asnjë kamerë nuk mbulonte pjesën e Luvrit ku hynë hajdutët, thotë drejtoresha e muzeut](https://resources.koha.net/images/2025/October/23/8c2e0168-c251-4219-a647-149332f64998.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 23 tet 2025 Asnjë kamerë nuk mbulonte pjesën e Luvrit ku hynë hajdutët, thotë drejtoresha e muzeut](https://www.koha.net/kulture/asnje-kamere-nuk-mbulonte-pjesen-e-luvrit-ku-hyne-hajdutet-thote-drejtoresha-e-muzeut)

Megjithëse rojet dhe vizitorët u vunë në rrezik, askush nuk u lëndua, dhe hajdutët dolën nga Muzeu për vetëm katër minuta, duke u arratisur në Paris. I gjithë operacioni zgjati vetëm tetë minuta. Për shkak të kësaj, shumë njerëz po flasin për sistemin e sigurisë që ka muzeu, por deri tani nuk ka asnjë shenjë se sistemi i kamerave të sigurisë në vitin 2025 ishte hakuar ose kishte defekte. Arrestime tashmë janë bërë dhe, në momentin e raportimit, katër persona janë akuzuar. Xhevahirët dhe bizhuteritë, vlera e të cilave vlerësohet në dhjetëra miliona dollarë, ende nuk janë gjetur.

“Louvre” ka qenë cak i shumë grabitjeve dhe vjedhjeve të njohura, përfshirë edhe atë të “Mona Lisës” në vitin 1911, ndërsa e fundit para kësaj kishte ndodhur në vitin 1998.

[#louvre](https://www.koha.net/tag/louvre) [#muzeu](https://www.koha.net/tag/muzeu) [#grabitje](https://www.koha.net/tag/grabitje)

Artikuj të ngjashëm

- [![Rihapet muzeu i Luvrit dy ditë pas grabitjes rreth 90 milionë euroshe](https://resources.koha.net/images/2025/October/22/c11b6ede-ed05-4541-b1e2-5ea53b3f165d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 22 tet 2025 Rihapet muzeu i Luvrit dy ditë pas grabitjes rreth 90 milionë euroshe](https://www.koha.net/kulture/rihapet-muzeu-i-luvrit-dy-dite-pas-grabitjes-rreth-90-milione-euroshe)
- [![Muzetë francezë përballë hovit kriminal](https://resources.koha.net/images/2025/October/20/181916e1-7adc-4b15-b171-57830e74c7af.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 21 tet 2025 Muzetë francezë përballë hovit kriminal](https://www.koha.net/kulture/muzete-franceze-perballe-hovit-kriminal)
- [![Vjedhja e “Louvreit” në pikë të ditës, alarm për siguri e mungesë të stafit](https://resources.koha.net/images/2025/October/19/cb49f7b8-7121-4c4f-9225-54314ae549a0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 19 tet 2025 Vjedhja e “Louvreit” në pikë të ditës, alarm për siguri e mungesë të stafit](https://www.koha.net/kulture/vjedhja-e-louvreit-ne-pike-te-dites-alarm-per-siguri-e-mungese-te-stafit)
- [![Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara](https://resources.koha.net/images/2026/July/22/55d0068c-e242-4940-ad0b-eed3a9db4e2f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 22 kor 2026 Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara](https://www.koha.net/kulture/luvri-hap-galerine-apollo-per-here-te-pare-pas-vjedhjes-largohen-stolite-e-cmuara)

[Futboll.]() [Vdiq Xhevat Prekazi](https://www.koha.net/futboll/vdiq-xhevat-prekazi)

[Basketboll.]() [Tjetër fitore bindëse e Trepçës](https://www.koha.net/basketboll/tjeter-fitore-bindese-e-trepces)

[Arbëri.]() [Rexhep Rexhepi fiton “Oscarin" e prodhuesve të orëve](https://www.koha.net/arberi/rexhep-rexhepi-fiton-oscarin-e-prodhuesve-te-oreve)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Grabitja zbardhi mungesën e sigurisë, fjalëkalimi i Muzeut të Louvreit ishte “Louvre”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/grabitja-zbardhi-mungesen-e-sigurise-fjalekalimi-i-muzeut-te-louvreit-ishte-louvre","datePublished":"2025-11-08T15:00:00+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:20:08+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":498,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Grabitja spektakolare në Muzeun e Louvreit ka zbuluar mangësi tronditëse në sistemin e sigurisë së  muzeut më të njohur në botë. Hajdutët, brenda një kohe shumë","url":"https://www.koha.net/kulture/grabitja-zbardhi-mungesen-e-sigurise-fjalekalimi-i-muzeut-te-louvreit-ishte-louvre","keywords":"louvre, muzeu, grabitje","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/November/08/226da0eb-bb41-4658-af78-e60f56e68129.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
