---
description: Muzeu Historik Kombëtar kujton sot Formulën e Pagëzimit që njihet si dokumenti...
title: Formula e Pagëzimit, dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip
image: https://resources.koha.net/images/2019/November/08/08forp1573223938.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Formula e Pagëzimit, dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip

![](https://resources.koha.net/images/2019/November/08/08forp1573223938.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 8 nëntor 2019 16:39
- Shpërndaje në:

- 8 nëntor 2019 16:39
- Shpërndaje në:

Muzeu Historik Kombëtar kujton sot Formulën e Pagëzimit që njihet si dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip deri sot.

Dorëshkrimi latinisht me “Formulën e Pagëzimit” u gjet në bibliotekën “Laurenziana” të Firences nga historiani rumun Nikolla Jorga dhe u botua prej tij me 1915.

Ajo është një fjali e shkurtër shqip (Unte’paghesont premenit Atit et birit et spertit senit) në mes të një shkrimi latinisht, një letër qarkore e kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Skënderbeut. Është një formulë që duhet të përdornin familjet për të pagëzuar fëmijët e tyre të porsalindur, kur nuk mund t’i çonin në kishë.

Formula është shkruar në dialektin e Veriut dhe me alfabet latin, i afërt me atë që ka përdorur Buzuku në veprën e tij.

Me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, në vitin 2008, Muzeu Historik Kombëtar botoi librin me titull “Formula e Pagëzimit”. Në këtë libër u përfshinë kumtesat kushtuar dokumentit të parë të shkruar në gjuhën shqipe./atsh

Artikuj të ngjashëm

- [![Formula e pagëzimit: letërsia shqipe](https://resources.koha.net/images/2025/August/23/24a3d0b6-5f6c-4e87-8695-dd216fd36c24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 24 gus 2025 Formula e pagëzimit: letërsia shqipe](https://www.koha.net/shtojca-kulture/formula-e-pagezimit-letersia-shqipe)
- [![“Formula e pagëzimit” si identitet e “Meshari” rezistencë kulturore](https://resources.koha.net/images/2025/August/20/8e6edd60-937f-4e8f-a697-cc0795abad17.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 21 gus 2025 “Formula e pagëzimit” si identitet e “Meshari” rezistencë kulturore](https://www.koha.net/kulture/formula-e-pagezimit-si-identitet-e-meshari-rezistence-kulturore)
- [![Rreth shkrimeve pellazge, replikë e detyruar me Ardian Vehbiun](https://resources.koha.net/images/2019/September/13/13pell1568364934.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 13 sht 2019 Rreth shkrimeve pellazge, replikë e detyruar me Ardian Vehbiun](https://www.koha.net/kulture/rreth-shkrimeve-pellazge-replike-e-detyruar-me-ardian-vehbiun)
- [![Në cilin dialekt janë shkrimet e para shqip](https://resources.koha.net/images/2019/August/12/12shsh1565601555.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 12 gus 2019 Në cilin dialekt janë shkrimet e para shqip](https://www.koha.net/kulture/ne-cilin-dialekt-jane-shkrimet-e-para-shqip)
- [![Shqipja në dëshmi mbi 700 vjet të vjetra](https://resources.koha.net/images/2020/June/27/Shqipja1593239101.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 27 qer 2020 Shqipja në dëshmi mbi 700 vjet të vjetra](https://www.koha.net/kulture/shqipja-ne-deshmi-mbi-700-vjet-te-vjetra)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Formula e Pagëzimit, dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/formula-e-pagezimit-dokumenti-me-i-vjeter-i-shkrimit-shqip","datePublished":"2019-11-08T16:39:27+01:00","dateModified":"2026-07-10T08:10:05+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":192,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Muzeu Historik Kombëtar kujton sot Formulën e Pagëzimit që njihet si dokumenti...","url":"https://www.koha.net/kulture/formula-e-pagezimit-dokumenti-me-i-vjeter-i-shkrimit-shqip","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2019/November/08/08forp1573223938.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
