---
description: Më 28 qershor 1389 (sipas kalendarit gregorian, kurse sipas kalendarit Julian më...
title: Beteja e Kosovës më 1389 në burimet e kohës
image: https://resources.koha.net/images/2020/June/27/beteja1593245610.png?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Beteja e Kosovës më 1389 në burimet e kohës

![](https://resources.koha.net/images/2020/June/27/beteja1593245610.png?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 27 qershor 2020 12:12
- Shpërndaje në:

- 27 qershor 2020 12:12
- Shpërndaje në:

Më 28 qershor 1389 (sipas kalendarit gregorian, kurse sipas kalendarit Julian më 15 qershor 1389) në Fushë Kosovë, midis Prishtinës dhe lumit Llap, është zhvilluar beteja midis ushtrisë osmane dhe të popujve të Ballkanit, në radhët e të cilit merrnin pjesë gjerësisht edhe shqiptarët, që njihet në histori me emrin Beteja e Fushë Kosovës. Përballja e ushtrive ballkanike dhe asaj osmane është shënuar në kronikat osmane, bizantine, shqiptare, sllave, raguzane, e të tjera. Shënimet historike flasin për pjesëmarrjen e shumë popujve nga të dyja anët, ku zë vend edhe pjesëmarrja e arbërve në këtë betejë. Burimet e kohës kryesisht e përshkruan betejën në aspekte ushtarake, si për pjesëmarrjen e numrit të forcave ushtarake, strategjinë ushtarake të zbatuar, e të tjera. Por në mesin e burimeve historike për Betejën e Kosovës flitet dhe për vendin ku është zhvilluar në kuptim të gjerë gjeografik.

**“... Murati pësoi disfatë të madhe në pjesët e Shqipërisë”**

Kosova, si kuptim gjeografik, hyri në histori pas Betejës së Parë të Kosovës më 1389. Sipas njërit prej burimeve më të hershme të kohës, Filip Mezierit, kjo betejë ishte zhvilluar në Albani. Mezieri ishte njohës i mirë i botës lindore dhe njëri ndër të parët që e informon perëndimin për Betejën e Kosovës. Ky, duke e përfunduar në Paris në tetor të vitit 1389 veprën “Song du viril Pelerin” (Ëndrra e Pelerinit të moçëm) në fund të librit thekson se “... Murati pësoi disfatë të madhe në pjesët e Shqipërisë” (es parties d’Albanie). Pra Mezieri e thekson qartë se Beteja e Kosovës ishte zhvilluar në Shqipëri duke e parë thjesht territorin e Kosovës si pjesë të konceptit të njësuar Albani.

Dihet se Mezjer asokohe ishte në tokat e Greqisë së sotme përfaqësues diplomatik i Francës, që edhe do të ketë ditur mirë gjeografinë historike të Ballkanit. Kronisti bizantin i shekullit XIV Jeraku logothet i madh i patrikut të Kostandinopojës, autor i një kronike në 734 vargje mbi Perandorinë Osmane, ndalet në mënyrë të posaçme, duke sjellë një informacion akoma edhe më të detajuar: “Kur turqit përshkruan Dakinë e Myzinë e mbërritën në kufijtë e Serbisë... despoti Lazar i Serbisë, bullgarët dhe sundimtarët e Shqipërisë nga Dardania, nga Misja, nga Akrokeraunet, nga Epiri e nga bregdeti i Adriatikut ranë dakord e vendosën të luftonin. Dhe në fakt shumë u përgatitën, por nuk ia dolën dot mbanë. U mblodhën, pra, të gjithë e u hapën luftë turqve, por Llazari e shumë të tjerë e humbën jetën në betejë...”.

Përtej interesit lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në betejën e Fushë Kosovës, ky fragment i kronikës së Jerakut jep një provë të faktit se çfarë krahinash e popullsish përfshiheshin në atë kohë në emërtimin etno-gjeografike të Shqipërisë. Autori i kronikës përmend, midis të tjerash, dy krahinat e veçuara, Dardaninë, domethënë Kosovën dhe Epirin. Fakti që krahas shqiptarëve të Dardanisë (Kosovës), të Misjes (zona Lezhë-Krujë), të viseve të tjera të veriut e të bregdetit Adriatik në Fushë Kosovës rendën edhe shqiptarët e Toskërisë, ata të Akrokerauneve (labëri-Himarë) e deri të zonave të thella të Epirit, provon se në tërësi shqiptarët e ndienin atë betejë si një çështje që u përkiste atyre, ashtu siç u përkiste edhe princërve të tjerë ballkanikë.

[Edhe ![Beteja e Kosovës me rroba mesjetare, nacionalizëm e urrejtje](https://resources.koha.net/images/2025/June/28/8200ac9c-90b2-4772-8007-6f4e140dc601.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 29 qer 2025 Beteja e Kosovës me rroba mesjetare, nacionalizëm e urrejtje](https://www.koha.net/shtojca-kulture/beteja-e-kosoves-me-rroba-mesjetare-nacionalizem-e-urrejtje)

Kronisti bizantin Jeraksi nuk është i vetmi kronist mesjetar që e quan Dardaninë, domethënë Kosovën, pjesë të Shqipërisë.

Po ashtu, udhëpërshkruesi Bertrandon de La Brocier, i cili në vitin 1433 i viziton viset e Kosovës së sotme, konstaton se Kosova ishte Albania dhe se popullsia e saj quhen albanë. Fusha e Kosovës në burimet e kohës quhej Campus Merulorum, Campus Tudorum ose në ato gjermane Amselfeld. Në gjuhën shqipe emri Campus Merulae ka kuptim Fusha e Mëllenjave. Ky toponim nuk është i panjohur dhe i vetmuar në Ballkan, ekzistojnë fshatra dhe vise të ndryshme që quhen Kosovë, si në Dalmaci, Bosnje, ashtu edhe në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

- [![1389: Heronj e të huaj në “vendin e Prishtinës”](https://resources.koha.net/images/2023/July/02/Beteja_11688279375.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 2 kor 2023 1389: Heronj e të huaj në “vendin e Prishtinës”](https://www.koha.net/shtojca-kulture/1389-heronj-e-te-huaj-ne-vendin-e-prishtines)
- [![Vitet 1689–1690: Shpërnguljet, dhuna dhe pasojat demografike](https://resources.koha.net/images/2026/November/14/95af5e28-4f55-4552-9591-a207f5239b69.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 15 nën 2026 Vitet 1689–1690: Shpërnguljet, dhuna dhe pasojat demografike](https://www.koha.net/shtojca-kulture/vitet-1689-1690-shpernguljet-dhuna-dhe-pasojat-demografike)
- [![Kosova e sotme më 1690, e braktisur dhe e pushtuar nga propaganda serbe](https://resources.koha.net/images/2026/November/04/7f684045-d7ae-4b29-9bc3-13f6bb476110.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 5 nën 2026 Kosova e sotme më 1690, e braktisur dhe e pushtuar nga propaganda serbe](https://www.koha.net/kulture/kosova-e-sotme-me-1690-e-braktisur-dhe-e-pushtuar-nga-propaganda-serbe)
- [![Mitizimi i “heronjve” të Kosovës në Perandorinë Osmane](https://resources.koha.net/images/2026/July/04/ac9f8c97-e6e7-46fe-8f70-b4dd8c5e498c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Shtojca për Kulturë 5 kor 2026 Mitizimi i “heronjve” të Kosovës në Perandorinë Osmane](https://www.koha.net/shtojca-kulture/mitizimi-i-heronjve-te-kosoves-ne-perandorine-osmane)

[Botë.]() [“Bordi i Paqes” akuzon Izraelin dhe Hamasin se kanë dështuar t'i japin fund luftës](https://www.koha.net/bote/bordi-i-paqes-akuzon-izraelin-dhe-hamasin-se-kane-deshtuar-per-fundin-e-luftes)

[Arbëri.]() [KRU “Prishtina” merr opinion të kualifikuar nga ZKA, evidentohet mangësi në menaxhimin financiar](https://www.koha.net/arberi/kru-prishtina-merr-opinion-te-kualifikuar-nga-zka-evidentohet-mangesi-ne-menaxhimin-financiar)

[Lifestyle.]() [Pesë mënyra për të rritur hekurin në organizëm pa ngrënë mish](https://www.koha.net/lifestyle/pese-menyra-te-papritura-per-te-rritur-hekurin-ne-organizem-pa-ngrene-mish)

[Futboll.]() [Guler vazhdon kontratën me Realin](https://www.koha.net/futboll/guler-vazhdon-kontraten-me-realin)

[Showbiz.]() [Sam Fender, Harry Styles dhe Billie Eilish, emrat kryesorë të “Glastonbury” 2027](https://www.koha.net/showbiz/sam-fender-harry-styles-dhe-billie-eilish-do-te-jene-emrat-kryesore-te-glastonbury-2027)

[Kronikë.]() [Vritet një person në Suharekë](https://www.koha.net/kronike/plagosje-ne-suhareke-nje-person-ne-gjendje-te-rende)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Beteja e Kosovës më 1389 në burimet e kohës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/beteja-e-kosoves-me-1389-ne-burimet-e-kohes","datePublished":"2020-06-27T12:12:31+02:00","dateModified":"2026-07-11T13:00:09+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":731,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Më 28 qershor 1389 (sipas kalendarit gregorian, kurse sipas kalendarit Julian më...","url":"https://www.koha.net/kulture/beteja-e-kosoves-me-1389-ne-burimet-e-kohes","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2020/June/27/beteja1593245610.png?w=1200&r=fill&q=80"}
```
