Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri sot në Kamëz.
Sipas të informacioneve fillestare autor i dyshuar i ngjarjes, personi me inicialet N.M., është arrestuar nga policia.
Ndërkohë një person i tretë ka mbetur i plagosur, dyshohet vëlla me viktimat, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rrethanat dhe shkaqet që çuan në konfliktin mes palëve mbeten ende të paqarta. / RTSH