---
description: Në një vendpunishte në lagjen “Velania” të Prishtinës është shembur dheu të dielën në mesditë.Zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, ka thënë për
title: Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/06/9e655f02-54a5-415f-96ed-e9a2a6fb21fb.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kronikë

# Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës

![Shembja e dheut në Velani](https://resources.koha.net/images/2025/April/06/9e655f02-54a5-415f-96ed-e9a2a6fb21fb.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 6 prill 2025 14:10
- Shpërndaje në:

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abobohu në Viber")

- 6 prill 2025 14:10
- Shpërndaje në:

Në një vendpunishte në lagjen “Velania” të Prishtinës është shembur dheu të dielën në mesditë.

Zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, ka thënë për KOHËN se nuk ka të lënduar nga ky rast. 

Ai ka njoftuar se kanë qenë të rrezikuara katër automjete të parkuara, por është arritur të bëhet largimi i tyre. 

Sipas Shkodrës, çarja është bërë buzë ndërtimit të ri.

“Sapo ka përfunduar intervenimi. Katër vetura kanë qenë të parkuara dhe ishin të rrezikuara që nga shembja e dheut të binin në vendpunishte. Tri nga to i kemi larguar, ndërsa një tjetër, më pak e rrezikuar, pritet që ta largojë automjeti për bartje. Jemi afër shtatores së ‘Isa Kastrati’, Brigada ka pranuar lajmin në 12:09 minuta, buzë ndërtimit të ri është bërë çarja. Nuk është rrezikuar ndonjë banorë”, ka thënë Shkodra. 

[Edhe ![Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A](https://resources.koha.net/images/2026/July/20/6f74dba1-599f-4b78-bef5-7146c5d7bc7a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 kor 2026 Qytetarët kërkojnë vlerësim e kompensim për shtëpitë e shembura në Rrugën A](https://www.koha.net/arberi/qytetaret-kerkojne-vleresim-e-kompensim-per-shtepite-e-shembura-afer-rruges-a-para-se-komuna-ti-rrenoje)

Për rastin ka reaguar edhe Komuna e Prishtinës. Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka njoftuar se është ndërmarrë një intervenim i menjëhershëm për largimin e katër veturave që ishin të parkuara në lagje pranë një grope ndërtimore, të cilat paraqisnin rrezik potencial për rrëshqitje. 

"Veprimi është realizuar në mënyrë të koordinuar dhe të sigurt, duke mbyllur përkohësisht rrugën e dëmtuar me shirita sigurie dhe duke vendosur sinjalizime përkatëse afër rrethojave të kantierit ndërtimor. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm Policia e Kosovës, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve (BPZ), Kompania për Intervenime Emergjente e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, pronarët e veturave, si dhe përfaqësuesi i kompanisë ndërtimore. Të gjitha veprimet janë realizuar me prioritet të sigurisë së qytetarëve dhe të ambientit përreth", thuhet në reagim.

[#shembje e dheut](https://www.koha.net/tag/shembje-e-dheut) [#velania](https://www.koha.net/tag/velania) [#zjarrfikesit](https://www.koha.net/tag/zjarrfikesit)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shembja e dheut lë të vdekur një punëtor](https://resources.koha.net/images/2025/April/05/db73f86d-4508-4800-8d61-e26b72950496.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 5 pri 2025 Shembja e dheut lë të vdekur një punëtor](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/shembja-e-dheut-le-te-vdekur-nje-punetor)
- [![Bie fasadë nga një ndërtesë te “Qafa” në Prishtinë](https://resources.koha.net/images/2026/May/23/a276f6a2-47b7-470f-97ec-e168566753f0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 maj 2026 Bie fasadë nga një ndërtesë te “Qafa” në Prishtinë](https://www.koha.net/arberi/bie-fasade-nga-nje-ndertese-te-qafa-ne-prishtine)
- [![Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë, intervenohet në 17 raste](https://resources.koha.net/images/2026/May/12/562897bb-c04c-4baa-af8a-ad741de71f63.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 maj 2026 Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prishtinë, intervenohet në 17 raste](https://www.koha.net/arberi/ererat-e-forta-shkaktojne-deme-ne-prishtine-intervenohet-ne-17-raste)
- [![Komuna mbyll të gjitha vendpunishtet pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”](https://resources.koha.net/images/2026/March/30/4a99a7ab-3b25-4cdc-b663-514f7fd674d6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 30 mar 2026 Komuna mbyll të gjitha vendpunishtet pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/komuna-mbyll-te-gjitha-vendpunishtet-pas-shembjes-se-rruges-don-shtjefen-kurti)

![Viber](https://www.koha.net/assets/icons/Viber.svg) [Klikoni këtu nëse dëshironi t'i lexoni lajmet e fundit dhe të përzgjedhura në kanalin tonë zyrtar në Viber](https://invite.viber.com/?g2=AQAWFtD%2F6%2FVYwlCE23kOY4zXg9%2FtcKXv7IpkaQKrXyfIlG2l1Co3YcrKRh%2Fmoc17 "Abonohu në Viber")

[Kronikë.]() [Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë](https://www.koha.net/kronike/shtetasit-te-shqiperise-i-konfiskohet-nje-arme-gjuetie-dhe-52-fisheke-ne-gjakove)

[Showbiz.]() [Sylvester Stallone rrëfen për betejën e tij me buliminë dhe përdorimin e steroideve](https://www.koha.net/showbiz/sylvester-stallone-rrefen-per-betejen-e-tij-me-bulimine-dhe-perdorimin-e-steroideve)

[Showbiz.]() [Jay-Z pranon se ishte “i papjekur” para se të lidhej me Beyoncen](https://www.koha.net/showbiz/jay-z-pranon-se-ishte-i-papjekur-para-se-te-lidhej-me-beyoncen)

[Arbëri.]() [Nëntë të arrestuar në Zubin-Potok për krime lufte, operacioni lidhet me “Grupin e Intelektualëve”](https://www.koha.net/arberi/arrestohen-nente-persona-per-krime-lufte-ne-zubin-potok)

[Kronikë.]() [Dy migrantë gjenden të fshehur në rimorkion e një kamioni në Han të Elezit](https://www.koha.net/kronike/dy-migrante-gjenden-te-fshehur-ne-rimorkion-e-nje-kamioni-ne-han-te-elezit)

[Kronikë.]() [Një person vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë](https://www.koha.net/kronike/nje-person-veteplagoset-me-arme-zjarri-ne-ferizaj-gjendja-e-tij-e-rende)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kronike/shembet-dheu-ne-nje-vendpunishte-ne-velani-te-prishtines","datePublished":"2025-04-06T14:10:56+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:00:06+02:00","articleSection":"Kronikë","wordCount":311,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Në një vendpunishte në lagjen “Velania” të Prishtinës është shembur dheu të dielën në mesditë.Zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, ka thënë për","url":"https://www.koha.net/kronike/shembet-dheu-ne-nje-vendpunishte-ne-velani-te-prishtines","keywords":"shembje e dheut, velania, zjarrfikesit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/06/9e655f02-54a5-415f-96ed-e9a2a6fb21fb.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
