Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

41.3 kilograms of cocaine seized at the Port of Durres

chicken

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast të tentativës për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri përmes Portit të Durrësit. Brenda një muaji, sipas autoriteteve, janë goditur tre raste të tilla.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me një vlerë tregu që, sipas përllogaritjeve të autoriteteve, arrin në rreth 2 milionë euro.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, në kuadër të hetimeve për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule, efektivët konstatuan në kapakët e jashtëm të kontejnerit 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kilogramë e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet në rreth 2 milionë euro.

Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

The procedural materials have been referred to the Prosecutor's Office for further action.