Një grua në Prishtinë raportohet se është dhunuar.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 5 shtator.
Nuk bëhet e ditur nëse ka të arrestuar, ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe kanë nisur hetimet.
“Dhunim-Prishtinë 05.09.2026-19:30. Është raportuar se ndaj viktimës femër është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.