Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin ndaj një zyrtari policor. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për një zyrtar që u kërcënua në Kuvendin e Kosovës.
Policia tani do të ndërmarr veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit.
“Në kuadër të veprimeve hetimore, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për sigurimin dhe administrimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të provave relevante lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore nisi hetim edhe për rastin ku një qytetar nga Kuvendi të mërkurën bëri thirrje për pushkatim të deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj. Ai u arrestua më vonë.
-
Planes over Janjevo were endangered by laser beam, the Prosecution initiates an investigation
-
19-year-old reported missing a day ago found dead
-
Suspect in attempted murder in Peja surrenders
-
A 56-year-old man is found dead in Skenderaj
-
Fight between six people in Ferizaj, including a foreign citizen