Një person është plagosur në fshatin Brus të Lipjanit të premten pas një mosmarrëveshjeje me dikë.
Policia njoftoi se pas trajtimit që mori në spital, viktima është liruar. E i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri ndaj tij, pas një mosmarrëveshje që kishte viktima ndaj të dyshuarit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.
Similar articles
-
One person injured in Vaganica, Mitrovica, suspect arrested
-
Police in the north seize over 5.500 boxes of smuggled cigarettes
-
Suspect commits suicide in Roskovec hours after killing ex-father-in-law and taking ex-fiancée hostage
-
A pedestrian was hit to death in Vragoli
-
Human remains found, suspected to belong to a person who disappeared last year