Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

A Kosovar man was stabbed in a hotel in Zurich

cc

Një 24-vjeçar me origjinë nga Kosova është therur në një hotel në Cyrih të Zvicrës. Tre të dyshuar janë arrestuar – dy suedezë dhe një slloven. 

I riu pati lëndime në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit, por nuk konsiderohen serioze.

Dyshohet se ngjarja nisi nga një përleshje në dhomën e hotelit, por nuk dihet ende se për çka nisi përleshja që çoi deri te therja, raportoi Blick. 

Njëri prej të dyshuarve u arrestua fillimisht e dy të tjerët më pas. Të tre janë të moshave mes 20 dhe 33 vjeç.