Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në mëngjesin e së martës në fshatin Kliqinë të Pejës.
Siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, në Emergjencë janë pranuar tre persona që ishin aksidentuar. Njëri nga ta ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe nuk u ka bërë ballë lëndimeve.
Dy të tjerët, sipas njoftimit nga Spitali, janë në gjendje stabile dhe po e marrin trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit.
Similar articles