Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Indictment filed against defendant for murder of brother in Bokshiq, Klina

Photo: Time / Illustration

Photo: Illustration

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.J. i cili dyshohet se në mars të këtij viti ka vrarë vëllain e tij për çështje pronësore.

Fillimisht, sipas Prokurorisë, e gjitha kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet viktimës dhe babait të tyre. 

Sipas njoftimit, më 21 mars, në Bokshiq të Klinës, i pandehuri dyshohet se ka marrë një armë zjarri nga shtëpia dhe ka shtënë katër herë në drejtim të vëllait të tij.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka pësuar gjakderdhje të madhe të brendshme dhe të jashtme, për shkak të dëmtimit të arteries në këmbën e majtë, dhe më pas ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës.

Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri e ka mbajtur dhe poseduar pa autorizim një pistoletë të kalibrit 9x19 mm, së bashku me një karikator dhe dhjetë fishekë të të njëjtit kalibër, për të cilën nuk posedonte leje nga organet kompetente.

I pandehuri ngarkohet me veprat “vrasje e rëndë” dhe “posedim i paautorizuar i armës”.