Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej nga një muaji dy të pandehurve B. A. dhe S. H., të cilët dyshohen për kryerjen e dy veprave penale të narkotikëve.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë muajit shtator 2026 e deri me datë 16 tetor 2026 në Gjilan dhe në lokacione të ndryshme, i pandehuri S. H. me të pandehurin B. A. duke vepruar në bashkëpunim, me aktivitet të shtrirë në territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, paautorizim kanë organizuar, drejtuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar substancë narkotike të llojit "marihuanë", në atë mënyrë që i pandehuri B. A. të sigurojë narkotikun, ndërsa transportin ta kryente i pandehuri S. H.
Me datë 16 tetor, gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës, në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit, në pronën e të pandehurit B. A. në veturën e tij gjenden 10 qese me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit "marihunë", në peshë prej 53.2 kilogram.
“Më këto veprime të pandehurit dyshohet të kenë kryer veprat penale në bashkëkryerje organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope dhe veprën penale blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
The pre-trial judge assessed that the legal reasons for ordering detention on remand against the defendants were valid, taking into account all that was said above, other alternative measures would be insufficient for the successful conduct of the criminal proceedings.
The parties have the right to appeal against this decision to the Court of Appeals of Kosovo.