Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Haxhiu: Institutions should take urgent measures to prevent violence against women

Albulena Haxhiu

Photo: Driton Pacharada

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje institucioneve në Kosovë që të marrin masa urgjente e konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e tyre. 

Reagimi i Haxhiut erdhi pasi në Prizren një grua 80-vjeçare u vra, ndërsa i dyshuari është bashkëshorti i saj 81-vjeçar. Vrasja e gruas në Prizren erdhi vetëm dy ditë pasi një grua shtatzënë në Malishevë u vra, ndërsa edhe në atë rast i dyshuari është bashkëshorti. 

“Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje 80-vjeçare në Prizren. Vetëm dy ditë më parë, një tjetër grua u vra, ndaj  këto nuk mund të trajtohen si raste të izoluara. Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave! Jeta dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të mbrohen me çdo mjet. Kërkoj nga organet e drejtësisë hetim të plotë dhe të shpejtë dhe që autorët, të marrin dënimin më të ashpër të paraparë me ligj. Çdo rast duhet të zbardhet deri në fund, por po aq e rëndësishme është që dhuna të njihet dhe të ndalet para se të përfundojë në vrasje. Institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa urgjente dhe konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e tyre. Familjes së të ndjerës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. 
 

Read other updates
Police tape

An 80-year-old woman was allegedly murdered by her husband in Prizren

An 80-year-old woman has died as a result of injuries suspected to have been caused by...