Një shtetase e huaj është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar një person tjetër (shtetas i huaj) dhe ka dëmtuar pronën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:00.
Policia bën të ditur se e dyshuara, nga ballkoni i banesës ku po qëndronte, kishte gjuajtur me gurë në drejtim të ballkonit të një shtetasi të huaj. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime në këmbë.
E dyshuara, sipas policisë, ka qenë agresive dhe me një mjet të mprehtë, thikë, ka thyer xhamin e derës së tarracës dhe ka hyrë brenda, duke paraqitur rrezik për njësinë policore që të intervenonte në banesë.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për shkak se nga ballkoni i banesës në të cilën ka qenë duke qëndruar, me gurë kishte gjuajtur në ballkonin e viktimës mashkull shtetas i huaj dhe si pasojë viktima kishte pësuar lëndime në këmbë. E dyshuara kishte qenë agresive dhe me një mjet të mprehtë – thikë kishte thyer xhamin e derës së terasës dhe kishte hyrë brenda duke paraqit rrezik për njësinë policor që të intervenoj brenda në banesë”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, dera e banesës ku ndodhej e dyshuara është hapur me forcë nga njësiti relevant. Nga ajo është konfiskuar thika.
After the interview, by decision of the prosecutor, the suspect was taken into custody.