Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

A hand grenade and 9 hunting rifle cartridges were found in Vushtrri.

Hand grenade

Photo: Illustration

Një granatë dore dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë janë gjetur të shtunën në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një dëshmitar ka njoftuar policinë pasi disa fëmijë i kanë thënë se kishin parë një mjet të dyshimtë, që dyshohej të ishte bombë dore.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka siguruar zonën, ndërsa njësitë përkatëse kanë sekuestruar granatën e dorës dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë.

“Dëshmitari ka raportuar se derisa ka qenë duke kaluar rrugën, disa fëmijë e kanë njoftuar se kanë parë  një bombë dore. Dëshmitari ka njoftuar Policinë e cila ka dalë dhe e kanë siguruar vendin e ngjarjes. Njësitë përkatëse të PK-së kanë sekuestruar një granatë dore dhe 9 gëzhoja të pushkës së gjuetisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe po hetohet.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.