Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

A 65-year-old man is found without signs of life in Skenderaj

Murder - tape - death - police

Photo: Illustration

Është gjetur pa shenja jete një 65-vjeçar në fshatin Marinë të Skenderajt. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion. 

“Hetim mbi vdekjen/Sot, rreth orës 16;25 është raportuar se në fshatin Marine të Skenderajt është gjetur pa shenja jete një mashkull, rreth 65 vjeç. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Zahiti për KOHËN.