Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Six injured in three-vehicle accident in Peja

Accident

Photo: Illustration

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes tri veturave në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, pasditen e sotme.

Siç ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, të gjashtë personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, ka njoftuar Rugova.