Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

The scandal over the murder of the 25-year-old: Another serious alarm for society and institutions

Donika Gervalla

Photo: Driton Pacharada

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së 25-vjeçares në Malishevë e cila ishte edhe shtatzënë, e ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj.

Gërvalla ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë me seriozitet e pa kompromis këtë rast. Ajo e ka quajtur alarm tjetërt të rëndë për shoqërinë dhe institucionet.

Sipas Gërvallës nuk mjafton të reagohet pasi të humbet një jetë.

“Ky rast është një tjetër alarm i rëndë për të gjithë shoqërinë dhe për institucionet. Nuk mjafton të reagojmë pasi të humbet një jetë. Duhet të parandalojmë dhunën përpara se ajo të bëhet e pakthyeshme. Si Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore, kërkoj nga të gjitha institucionet përgjegjëse që ta trajtojnë këtë rast me seriozitetin maksimal dhe të mos lënë asnjë rrethanë pa u hetuar”, ka thënë Gërvalla mes tjerash.

Read other updates
Police Bar

A pregnant woman died after being shot in Malisheva, the man in serious condition

(Updated text) - A 34-week pregnant woman has died and a man has been injured, after...