Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullit afër liqenit të Vermicës në mbrëmjen e së mërkurës, ka hasur në një automjet me një person brenda të cilit gjatë kontrollit i ka gjetur një zarf me 29 mijë e 200 euro.
Rasti është iniciuar si “Shpërlarje parash” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse.
"Njësiti policor gjatë patrullimit afër liqenit ka hasur një automjet me ngasës M/K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një zarf me para në vlerë 29.200€. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Similar articles
-
A woman is found without signs of life in Ranillug, the case is being investigated.
-
Police interview a person in Hajvali, suspected of pushing his wife down the stairs
-
A young man from Kosovo is arrested in Mykonos on suspicion of rape
-
A police officer in Gjilan is arrested, suspected of being involved in a fight while off duty.
-
Accident in a village in Istog, three injured taken to Peja Hospital