Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

It is suspected that 2000 counterfeit euros were deposited in a bank in Ferizaj.

100 €

Të paktën dy mijë euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, janë raportuar nga zyrtarët e një banke në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar të ketë ndodhur më 5 gusht rreth orës 14:40. 

Sipas njoftimit, zyrtarët kanë raportuar se kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 euro.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për falsifikim, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Për rastin është njoftuar dhe konsultuar edhe prokurori.