Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në polici gjatë fundjavës në Viti dhe Pejë.
Në Viti, të shtunën rreth orës 21:00, një burrë ka njoftuar policinë se familjari i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante.
Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Pejë, në orët e para të së dielës. Rreth mesnatës, një burrë ka njoftuar policinë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Edhe për këtë rast, policia ka nisur hetimet, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet përkatëse.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes së dy personave.