Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Two people found without signs of life in Podujevo and Gjakova

Police tape

Photo: Illustration

Dy persona, një grua në Podujevë dhe një burrë në Gjakovë, janë gjetur pa shenja jete në dy raste të ndara.

Sipas raportit të Policisë, më 4 tetor rreth orës 18:30, në Podujevë është raportuar se një grua është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një ditë më pas rreth orës 12:15 në Gjakovë është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia i ka evidentuar të dy rastet si “Hetim mbi vdekjen”.