Prokuroria Speciale e Kosovës të martën ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Sheholit për spiunazh dhe shantazh.
Në mesin e dëshmive të përfshira në aktakuzë është edhe një dokument “Top Secret 2” që është gjetur ne celularin e Shehollit, e që synim ka zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik në Kosovë dhe rajon.
Në atë dokument, të cilin Sheholli më 5 gusht të vitit 2025 ia ka dërguar një personi me emrin Viktor Makedonija, tregohet plani për ndërtimin e xhamive në vende të dukshme në afërsi të autoudhëve, shkollave, qendrave tregtare dhe po ashtu të trefishohet numri i xhamive në fshatrat e mëdha. Po ashtu kërkohet që edhe medreset të shtrihen në gjithë vendin.
“Udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosmetit janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë që sa më shumë të inkuadrojnë njerëz me kombësi shqiptare me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë. Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë të cilët punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm islamin dhe të cilët janë të lidhur me udhëheqësit islam të cilët janë duke shpërndarë islamin edhe në vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami. Ne vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova dhe Sanxhaku të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Me këtë do te arrijmë që t’i ndajmë shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shteti kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë shqiptarët më të pasur dhe me të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën”, thuhet në dokument.
Sipas dokumentit synimi është që në Kosovë të krijohet atmosfera që njerëzit të ndihen sikur po jetojnë në një shtet të huaj, e në këtë mënyrë një pjesë e rinisë të ikë jashtë dhe një pjesë tjetër të vendosë për fenë islame.
also
Smuggling of goods and forgery of documents in Svirca, Kamenica
“Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do te vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë. Kur kjo të arrihet Serbia do t’i ketë duart e lira të përsërisë përndjekjen e shqiptarëve në Turqi, mirëpo këtë herë jo përmes forcës por përmes udhëheqësve fetarë për punësim dhe duke ju ofruar super kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia ka dritën jeshile nga shteti i Turqisë”, thuhet në dokumentin.
The prosecution claims that the content of this document, viewed in conjunction with other evidence administered, is relevant to proving the nature of the defendant's contacts and activities in relation to the structures of the Serbian intelligence service BIA.