Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Customs seizes 20 undeclared heaters in Vermica

Customs of Kosovo

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 20 ngrohëse, me vlerë të përafërt prej 1,200 eurosh, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

Ngasësi i automjetit nuk i ka deklaruar ato.

“Për shkak të dyshimeve, zyrtari doganor e ka udhëzuar udhëtarin që automjetin ta dërgojë në vijën e dytë të kontrollit, për një verifikim më të detajuar. Gjatë kontrollit janë zbuluar 20 copë ngrohëse, me vlerë të përafërt prej 1,200 eurosh, pa përfshirë taksat doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. 

Mallrat thuhet se janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi.