Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Man arrested for beating woman in Peja city center

Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë personin i cili e ka rrahur një grua në mes qytetit gjatë ditës së sotme.

Sipas Prokurorisë, rasti u hap pasi pranuan videon nga një qytetar në të cilin i arrestuari shihet duke ushtruar dhunë ndaj një viktime. 

“Pas pranimit të videos, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar menjëherë Policinë e Kosovës për identifikimin e personit të dyshuar dhe të viktimës, si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe ligjore. Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë shoqëruar në polici personin e dyshuar dhe viktimën, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme procedurale. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim. 

Prokuroria Themelore në Pejë ka falënderuar qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin në raportimin e rasteve që bien ndesh me ligjin. 

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, burri shihet tek e rrah gruan teksa të dy qëndronin të ulur në një stol.