---
description: Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, është arrestuar në Spanjë.Burime të “Betim
title: Arrestohet në Spanjë i dyshuari për përfshirjen në vrasjen në “Bon Vivant”
image: https://resources.koha.net/images/2025/April/04/a2f963f7-f2c4-48ed-a9db-7fbef38e6fa4.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kronikë

# Arrestohet në Spanjë i dyshuari për përfshirjen në vrasjen në “Bon Vivant”

![Dukagjin Nikollaj](https://resources.koha.net/images/2025/April/04/a2f963f7-f2c4-48ed-a9db-7fbef38e6fa4.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Dukagjin Nikollaj (Foto-ilustrim KOHA)

- 4 prill 2025 16:35
- Shpërndaje në:

- 4 prill 2025 16:35
- Shpërndaje në:

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, është arrestuar në Spanjë.

Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se  Nikollaj, i cili ishte në arrati, është ndaluar nga autoritetet spanjolle.

Ai ishte i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh dhe për pesë vjet dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës nga Kanadaja në New York, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më 5 gusht 2023, një person kishte vdekur nga katër të plagosurit në “Bon Vivant”.  Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

Për këtë vrasje, Andi Pajaziti ishte liruar nga akuza derisa ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje, duke i marrë dy vite burgim.

[Edhe ![Dukagjin Lekaj, i akuzuar për rastin në lokalin “Bon Vivant” s’e pranon fajësinë për vrasje në tentativë](https://resources.koha.net/images/2026/November/06/43e51308-0efc-45ec-8a87-3c3b34ff5ec0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 6 nën 2026 Dukagjin Lekaj, i akuzuar për rastin në lokalin “Bon Vivant” s’e pranon fajësinë për vrasje në tentativë](https://www.koha.net/kronike/dukagjin-lekaj-i-akuzuar-per-rastin-ne-lokalin-bon-vivant-se-pranon-fajesine-per-vrasje-ne-tentative)

Në këtë rast i ndaluar ishte edhe  N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, i cili tash është arrestuar në Spanjë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të dyshuarit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. /BetimipërDrejtësi

[#Dukagjin Nikollaj](https://www.koha.net/tag/dukagjin-nikollaj) [#spanje](https://www.koha.net/tag/spanje) [#bon vivant](https://www.koha.net/tag/bon-vivant) [#vrasje](https://www.koha.net/tag/vrasje)

Artikuj të ngjashëm

- [![Arrestohet në Rinas një 43-vjeçar nga Kosova, kërkohej ndërkombëtarisht nga Spanja](https://resources.koha.net/images/2024/June/03/fb06ba24-1c98-4044-bd79-90506e38d2b3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 16 gus 2026 Arrestohet në Rinas një 43-vjeçar nga Kosova, kërkohej ndërkombëtarisht nga Spanja](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-ne-rinas-nje-43-vjecar-nga-kosova-kerkohej-nderkombetarisht-nga-spanja)
- [![Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë](https://resources.koha.net/images/2025/February/05/ab4f0f97-38de-4423-b45a-d8ea11de5eaa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 6 gus 2026 Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë](https://www.koha.net/kronike/ekstradohet-nga-spanja-ne-kosove-i-dyshuari-per-vrasje-ne-tentative)
- [![Pranon fajin i dyshuari për vrasjen dhe varrosjen e trupit të Enver Bajraktarit](https://resources.koha.net/images/2025/August/12/e5428cc1-74e1-40f0-9ea6-9e8d1a781f88.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 12 gus 2025 Pranon fajin i dyshuari për vrasjen dhe varrosjen e trupit të Enver Bajraktarit](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/pranon-fajesine-i-dyshuari-per-vrasjen-dhe-varrosjen-e-trupit-te-enver-bajraktarit)
- [![Përmes letrës drejtuar Policisë, i dyshuari që gjendet në arrati për vrasjen te “4 Llullat” jep versionin e tij për ngjarjen](https://resources.koha.net/images/2021/September/16/auto_ermiri_vdekje_e_dyshimte16011141661631809393.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 30 mar 2025 Përmes letrës drejtuar Policisë, i dyshuari që gjendet në arrati për vrasjen te “4 Llullat” jep versionin e tij për ngjarjen](https://www.koha.net/kronike/permes-letres-drejtuar-policise-i-dyshuari-qe-gjendet-ne-arrati-per-vrasjen-te-4-llullat-jep-versionin-e-tij-per-ngjarjen)

[Arbëri.]() [Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit](https://www.koha.net/arberi/zjarr-ne-depon-e-qkmf-se-ne-gjakove-intervenojne-zjarrfikesit)

[Botë.]() [Gjenden 12 trupa në një varkë me emigrantë në jug të Kretës](https://www.koha.net/bote/gjenden-12-trupa-ne-nje-varke-me-emigrante-ne-jug-te-kretes)

[Botë.]() [Rusia minimizon rolin e Evropës në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi](https://www.koha.net/bote/rusia-minimizon-rolin-e-evropes-ne-bisedimet-per-ukrainen-ne-abu-dhabi)

[Botë.]() [Shefi i Nvidia-s pranon lidhjen jashtëmartesore, kompania heton dyshimet për spiunazh të huaj](https://www.koha.net/bote/shefi-i-nvidia-s-pranon-lidhjen-jashtemartesore-kompania-heton-dyshimet-per-spiunazh-te-huaj)

[Futboll.]() [Ivan Balliu tërhiqet nga Shqipëria](https://www.koha.net/futboll/ivan-balliu-terhiqet-nga-shqiperia)

[Showbiz.]() [Judi Dench tregon si e bindi Vin Diesel të luante në filmin e tij](https://www.koha.net/showbiz/judi-dench-tregon-si-e-bindi-vin-diesel-te-luante-ne-filmin-e-tij)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Arrestohet në Spanjë i dyshuari për përfshirjen në vrasjen në “Bon Vivant”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kronike/arrestohet-ne-spanje-i-dyshuari-per-perfshirjen-ne-vrasjen-ne-bon-vivant","datePublished":"2025-04-04T16:35:42+02:00","dateModified":"2026-07-11T09:45:04+02:00","articleSection":"Kronikë","wordCount":264,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, është arrestuar në Spanjë.Burime të “Betim","url":"https://www.koha.net/kronike/arrestohet-ne-spanje-i-dyshuari-per-perfshirjen-ne-vrasjen-ne-bon-vivant","keywords":"Dukagjin Nikollaj, spanje, bon vivant, vrasje","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/April/04/a2f963f7-f2c4-48ed-a9db-7fbef38e6fa4.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
