Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Jarinje në vazhdën e hetimeve të një rasti paraprak për “Falsifikim i dokumenteve.
Siç thuhet në njoftim, pas arrestimit është kryer kontroll edhe në shtëpinë e tij në Leposaviq me ç’rast janë sekuestruar fishekë dhe një telefon personal i tipi REDMI 5G.
“Lidhur me arrestimin e personit të dyshuar, sipas procedurave është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit është kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Leposaviq. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 45 copë fishekë të calibrave të ndryshëm dhe disa pjesë të uniformës. Ndërsa në cilësinë e provave materiale për rastin ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ është sekuestruar një telefon personal, i tipit REDMI 5G”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orësh.
-
Two arrested in North Mitrovica and Jarinje for forging documents
-
Serbian citizen arrested for attempting to bribe police officer in Jarinje
-
Detention of suspect for sexual assault on a 14-year-old girl in Ferizaj
-
Suspect arrested in Gjakova, attempted to bribe police with 50 euros
-
A person is arrested in Ferizaj, suspected of sexual assault.