Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Two people arrested in Gjilan, physically clashed with heavy equipment

illustration

illustration

Dy persona janë arrestuar në Gjilan pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete duke përdorur edhe mjete të forta pune.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, më pastaj është kontrolluar edhe në shtëpinë e tyre mirëpo nuk raportohet të jetë gjetur diçka e dyshuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes veti, duke përdorur edhe mjete të forta pune. Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve, (nuk raportohet nëse është gjetur ose konfiskuar diçka e dyshuar)”, thuhet në njoftimin 24-orësh.

Pas intervistimit ata u dërguan në mbajtje ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.