Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

5 suspects arrested for abuse of office, issued possession certificates for 2-hectare property in Fushë-Kosovo

Two people wanted in Ferizaj are arrested

Photo: Illustration

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se 5 persona janë arrestuar për keqpërdorim të autoritetit zyrtar. 

Në njoftim thuhet se sipas dyshimeve fillestare, personat e përfshirë duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, me dashje dhe në mënyrë të kundërligjshme, kanë pajisur me fletë poseduese personin M.S., për pronën e cila gjendet në Fushë-Kosovë, me sipërfaqe prej 2 hektarësh, dhe më pas personi M.S. ka tentuar që në bashkëpunim me  persona të tjerë këtë pronë ta tjetërsoi përmes shitblerjes tek personat M.Z. dhe M.Z. me dokumente të falsifikuara në vlerë prej një milion e pesëqind mijë (1.500.000) eurosh.

Të dyshuarit thuhet se janë duke u hetuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

“Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK), ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.