Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

11 injured in accident on Gjilan - Pristina road

car accident car match

Photo-illustration

Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident ku janë përfshirë katër automjete në rrugën Gjilan – Prishtinë, përkatësisht fshatin Parallovë, të premten mbrëma.

Policia e Kosovës ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.