Zymer Bytyqi ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Norvegji.
Bytyqi të martën është prezantuar te skuadra Kristiansund.
Ish-reprezentuesi i Kosovës iu bashkua Kristiansundit si lojtar i lirë.
Ai me Kristiansundin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm dhe do ta mbajë fanellën me numër 11.
29-vjeçari javën e kaluar ka filluar stërvitjet me skuadrën elitare norvegjeze.
“Ndihem vërtet mirë dhe mezi pres të filloj. Ka një grup të shkëlqyer këtu në Kristiansund, me shumë potencial, dhe kam besim të madh. Shpresoj të kontribuoj me gola e asistime”, ka thënë sulmuesi i krahut.
also
Bytyqi leaves CSKA Sofia
Bytyqi së fundi ka luajtur për skuadrën nga Bullgaria, CSKA Sofia.
Bytyqi, që ka një gol për Kosovën, në të kaluarën ka luajtur edhe te disa skuadra si Antalyaspor, Olympiacos, Viking, Salzburg e Sandnes.