Support TIME. Preserve the truth.
football

Zeneli scores and paves the way for a deep victory

Besfort Zeneli

Besfort Zeneli ka shënuar tjetër gol për Royale Unionin në kampionatin elitar të Belgjikës. 

Të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të “Jupiler Pro League”, Zeneli shënoi për 1:0 që në minutën e katërt. 

Goli i vëllait të vogël të Arbër Zenelit, hapi rrugën për fitoren e thellë të Royale Unionit ndaj Lommelit, 5:0. 

23-vjeçari tani ka dy gola e tri asistime në katër ndeshjet e fundit për skuadrën e tij. 

Zeneli luajti deri në minutën e 77-të. 

Royale Unioni pas gjashtë ndeshjeve të luajtura i ka 16 pikë dhe është lartë në tabelë.