Baton Zabërgja ka vazhduar me formën e mirë në Premier Leaguen e Ukrainës.
Sulmuesi kosovar ka regjistruar një gol dhe një asistim të shtunën në fitoren e skuadrës Metalist Kharkiv.
Metalist Kharkik në kuadër të xhiros së pestë e mposhti Obolonin në shtëpi me rezultatin e thellë 5:0.
Zabërgja fillimisht asistoi te goli i dytë të cilin e realizoi Carlos Paraco në minutën e tetë.
Shtatë minuta më pas, reprezentuesi i Kosovës shënoi për 3:0.
25-vjeçari Zabërgja këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me katër gola dhe tri asistime.
Sulmuesi nga Vushtrria luajti deri në minutën e 59-të.