Support TIME. Preserve the truth.
football

Austria's big star absent against Kosovo

Marcel Sabitzer

Ylli i Borussia Dortmundit, Marcel Sabitzer, nuk do të paraqitet për Austrinë në Ligën e Kombeve. 

Sabitzer 32-vjeçar ka vendosur të pushojë, ndërsa mund të rikthehet për ndeshjet kualifikuese për Euro 2028.

Kualifikimet e rregullta për Evropianin që mbahet në Angli, Skoci Uells dhe Irlandë nisin në mars të vitit 2027 dhe përfundojnë në mars 2028.

Austria më 24 shtator e luan ndeshjen e parë kundër Izraelit në Linz, ndërsa më 27 shtator luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishitnë ndaj Kosovës.

Në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve është edhe Irlanda.

“Dy vitet e fundit kanë qenë shumë intensive. Që nga Euro 2024, për shkak të Kupës së Botës për Klube dhe Kupës së Botës, kam luajtur në thelb tre sezone radhazi. Ky sezon gjithashtu paraqet një orar të ngjeshur me Bundesligën, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Jam 32 vjeç, dua të luaj futboll në nivelin më të lartë për disa vite të tjera dhe duhet ta menaxhoj energjinë time me kujdes. Prandaj, në diskutime të hapura dhe të besueshme me trajnerin e ekipit kombëtar, kam rënë dakord që të bëj një pushim tani dhe do të diskutojmë në fillim të vitit të ardhshëm nëse do të kthehem në ekipin kombëtar për kualifikueset e Euro”, ka thënë Sabitzer për Federatën e Futbollit të Austrisë. 

Për largimin e përkohshëm të Sabitzerit ka folur edhe përzgjedhësi Ralf Rangnick.

“Unë dhe Marcel folëm shumë hapur për të ardhmen para Kupës së Botës dhe ai ndau mendimet e tij me mua, të cilat i kuptoj plotësisht. Sigurisht, është për të ardhur keq që do të na duhet të bëjmë pa të në Ligën e Kombeve. Megjithatë, do të vendosim së bashku se si të vazhdojmë shumë kohë para fillimit të kualifikueseve të Euro 2028. Sidoqoftë, jam i kënaqur që Marcel do të jetë përsëri i gatshëm nëse do të kemi nevojë për të. Kjo më tregon se sa e rëndësishme është ende skuadra kombëtare për të”, ka thënë Rangnick”.

Të hënën nga ora 14:00, Rangnick do të shpallë skuadrën e tij për ndeshjet e Ligës së Kombeve.