“Po marr frymë për një moment. Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë dhe çdo mbështetje”.
Granit Xhaka publikoi këtë mesazh në Instagram të martën, duke u shfaqur në plazh me pantallona të shkurtra dhe një bluzë të bardhë nën një qiell blu dhe mot me diell.
Kapiteni i Sunderlandit pranoi të hënën se kishte marrë një certifikatë vaksinimi të falsifikuar gjatë pandemisë së koronavirusit dhe për këtë arsye nuk do të luajë për Zvicrën në katër ndeshjet edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Njoftimi i Xhakës bëri bujë në Zvicër.