West Ham Unitedi u ka bërë thirrje tifozëve të skuadrës që të ndalojnë së kënduari një këngë që “përmban mesazh anti-Palestinë”. Thirrja erdhi ndërsa klubi po bëhet gati për ndeshjen e parë në shtëpi në kuadër të kategorisë së dytë angleze.
Në një deklaratë të gjatë të publikuar të enjten, West Hami tha se ishte “në dijeni të një brohoritjeje ofenduese dhe përçarëse” që po këndohej nga një pjesë e tifozëve gjatë ndeshjes hapëse të kampionatit në Burnley, të dielën.
Një nga transferimet e verës te West Hami është sulmuesi izraelit, Manor Solomon. Ai u transferua nga Tottenhami dhe firmosi për tri vjet. Dhe pikërisht një thirrje për Solomonin përmban mesazhin anti-Palestinë.
“Ne i inkurajojmë tifozët tanë të këndojnë me zë të lartë dhe me krenari për klubin e tyre të futbollit dhe për lojtarët tanë. Por kurrë në një mëyrë që krijon përçarje, ose shkakton ofendim midis tifozëve të tjerë”, shkruan në deklaratën e West Hamit.
Sipas klubit, qëllimi ishte për t’ua kujtuar tifozëve përgjegjësinë që të gjithë e mbajnë për të përfaqësuar klubin në mënyrën e duhur.
West Hami nuk ia doli të qëndrojë në Premier League. Takohet me Charlonin të shtunën në kuadër të Championshipit.