Support TIME. Preserve the truth.
football

Vojvoda, the player with the most "international" minutes at Udinese

Exile Vojvoda

Plot nëntë lojtarë të Udineses ishin të angazhuar në ndeshje ndërkombëtare. Në mesin e tyre edhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda.

Vojvoda u paraqit 360 minuta për Kosovën, më shumë se çdo lojtar tjetër i Udineses i angazhuar me përfaqësueset e tyre.

“Katër nga nëntë lojtarët e thirrur në ekipe kombëtare nuk u futën në fushë as për një minutë. Lojtari më i lodhur ishte padyshim Vojvoda, të cilin trajneri i Kosovës e futi në aksion si titullar në të katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, pa u nxjerrë kurrë nga fusha”, shkruan “tuttomercatoweb” të mërkurën.

Vojvoda 31-vjeçar është lojtari me më së shumti paraqitje te Kosova. Nga viti 2017 për Kosovën ka luajtur 70 ndeshje.