Support TIME. Preserve the truth.
football

Vitinha warms up in Maradona style

vitinha

Vitinha është njëri prej mesfushorëve më të talentuar dhe këtë e ka shfaqur edhe gjatë ngrohjes së muskujve para ndeshjes së PSG-së ndaj Slovan Bratislavas në Ligën e Kampionëve. 

Për mënyrën se si ai ka kryer ngrohjet para ndeshjes, ka shkruar edhe faqja e Ligës së Kampionëve, duke ia bashkuar edhe videon e tij. 

“Më falni, çfarë?”, ka pyetur Liga e Kampionëve në rrjetet sociale. 

Futbollisti portugez e ka zhongluar topin njësoj siç kishte bërë legjenda Diego Armando Maradona në kohët e tij të arta. 

PSG-ja fitoi ndaj Slovanit 6:1. Vitinha e kompletoi ndeshjen.