Support TIME. Preserve the truth.
football

Vinicius Junior is severely punished, will miss “El Clasico”

Vinicius junior

Real Madridi është përballur me goditje të madhe në prag të ndeshjes me Barcelonën në “El Clasico”. 

Vinicius Junior ka marrë dënim prej katër ndeshjeve moslojë nga Komisioni Disiplinor i La Ligas dhe nuk do të luajë në derbin e zjarrtë spanjoll. 

“El Clasico” luhet më 25 tetor në “Camp Nou”. 

Viniciusi u dënua pas përjashtimit me të kuq në ndeshjen ndaj Villarrealit, në ndeshjen e xhiros së tetë.

Viniciusi për dy ndeshje është suspenduar për “sjellje të dhunshme që nuk lidhet me lojën, pa mundësi për ta fituar topin apo derisa ndeshja ishte e ndalur”. 

Ai u ngarkua edhe me dy ndeshje suspendim për “protesta ndaj gjyqtarit, asistentit apo gjyqtarit të katërt, me gjobë shtesë në përputhje me nenin 52 të Kodit Disiplinor”.