Support TIME. Preserve the truth.
football

"I'm here", what does Shaqiri's celebration after the goal mean?

Shaqiri

Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur të dielën në fitoren 4:2 të Baselit ndaj Thunit. Ishte goli i parë i 34-vjeçarit që nga fillimi i prillit. Forma e tij ka rënë nën drejtimin e trajnerit të ri të Baselit, Stephen Lichtsteiner. 

Për shkak të një shqetësimi fizik, Shaqiri nuk kishte stërvitur maksimalisht gjatë javës dhe të dielën luajti prej minutës së 60-të. Në minutën e 75-të realizoi nga një kënd i vështirë për 4:1. Festoi duke bërë me gisht në drejtim të vetes, sikur dëshironte të tregonte se “është ende këtu”.

“Bluewin” ka shkruar për festën e Shaqirit dhe vështirësitë e tij në ndeshjet e fundit. Sipas këtij mediumi “festa dukej si sinjalizim se stadiumi i Baselit mbetet shtëpi e tij dhe vendi ku do të shkëlqejë edhe një herë”.

Shaqiri e shënoi golin e parë të edicionit, në paraqitjen e tretë.