Support TIME. Preserve the truth.
football

Uka scores another goal in Austria

Modesta Uka

Sulmuesja e Kosovës, Modesta Uka, ka vazhduar me paraqitje dhe me formë të lartë te Austria e Vjenës. 

Ajo e shënoi njërin prej gjashtë golave të skuadrës së saj të dielën, në fitoren e parë në derbin e qytetit ndaj SK Rapidit. 

Në Bundesligën e Austrisë për futbolliste, Austria Vjena fitoi 6:0 para 2359 shikuesve. 

Uka realizoi për 2:0 pas gjysmë ore lojë, ndërsa u zëvendësua pas pjesës së parë kur rezultati ishte 3:0. 

Fitorja ishte historike për Austria Vjenën. Historik ishte edhe goli i Ukës në Ligën e Kampionëve në barazimin 1:1 ndaj Interit, pasi ishte i pari për skuadrën e saj në garën elitare për klube.